Australia, Zelanda e Re dhe Taipei ndriçohen nga fishekzjarrët! Japonia pret 2021 në heshtje, Pekini shmang festimet...Viti i ri me shtetrrethime nga COVID-19 (VIDEO)

31 Dhjetor 2020, 10:08| Përditesimi: 31 Dhjetor 2020, 23:56

  • Share

Viti i ri ka trokitur në Zelandën e Re, ku ishte rezervuar një spektakël fishekzjarres, si një mesazh për një vit të ri më të mirë se ai që lamë pas.

Ndërkohë, në shtetet e tjera, vetëm pak orë na ndajnë nga 2021, por ndryshe nga më parë sheshet nuk do të jenë të mbushura plot në pritje të Final Coundoën dhe darkat do të jenë vetëm me rrethin e ngushtë familjar. E gjitha kjo për shkak të pandemisë. Kufizimet që janë vendosur si pasojë e pandemisë COVID-19 kanë penguar, në gati çdo vend, organizimin e festimeve të zakonshme.

Në Sidnej spektaklin e fishekzjarrëve mund ta shohin vetëm personat afër qendrës së qytetit, ndryshe nga vitet e mëparshme kur në skena të tilla ishin  të pranishëm 1 milion persona. Kryeqyteti japonez ka anuluar çdo lloj festimi ndërsa Pekini nuk do të lejojë shfaqjet e zakonshme të fishekzjarrëve. E njëjta gjë do të shihet edhe në Moskë apo Berlin, ku çdo event është paralizuar për të parandaluar grumbullimet që mund të çojnë në shtim të rasteve me të infektuar.

Ndërkohë edhe Franca nuk do të organizojë asnjë festim, pasi do të qëndrojë në shtetrrethim të plotë deri më 31 janar. Ministri francez ka deklaruar se do të mobilizojë 100,000 policë dhe xhandarë në prag të Vitit të Ri për të prishur festat  dhe për të zbatuar shtetrrethimin.

Edhe Italia gjatë festave të fund vitit do të kthehet në zonë të Kuqe, nuk do të lejohet lëvizja nga ora 22:00 deri në 7 të mëngjesit , një maksimum prej dy personave jo-bashkëjetues mund të vizitojnë një familje dhe për të siguruar respektimin e masave policia ka paralajmëruar kontrolle me dron.
Edhe Irlanda nuk do të ketë shumë festime pasi natën e mbrëmshme kryeministri vendas paralajmëroi ashpërsimin e masave kufizuese për një muaj dhe ato përfshijnë ndalimin e të gjitha vizitave në familje, mbylljen e dyqaneve me pakicë dhe lëvizje deri në 5 km nga shtëpia.

Gjithashtu, Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet që e ka të ndaluar plotësisht hedhjen e fishekzjarrëve gjatë natës së ndërrimit të viteve. Edhe në Rio de Zhaneiro, ku nata e Vitit të Ri është periudha më festive dhe më e famshme, nuk do të ketë festë.

Pandemia ka ndaluar festimet edhe në Shtetet e Bashkuara, ku në “Times Square” të Neë York-ut vetëm një numër i kufizuar personash do të lejohen të shikojnë fishekzjarrët.

Ora 23:48
Fundvitin e kaluar sollën COVID, këtë herë festa të çmendur në Wuhan, mijëra qytetarë dalin në rrugë

Në një kohë që e gjithë bota po përballet me impaktin e koronavirusit, në Wuhan të Kinës duket se kjo i ka shqetësuar pak.

Pavarësisht se Wuhan ishte epiqendra e shpërthimit të koronavirusit, mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin Yanjiang për të pritur momentin e ndërrimit të viteve.

Një prej arsyet se pse qytetarë të shumtë kanë dalë në rrugë është sepse nuk janë raportuar shumë raste të reja prej një kohe të gjatë.

 

Ora 17:30
Taipei 101 ndriçohet nga fishekzjarret, Pekini shmang festimet (VIDEO)

Singapori, Kina, Filipinet dhe Tajvani priten mes fishezjarresh dhe heshtje vitin e ri 2021.

Në shoqëritë kineze, kremtimi i Vitit të Ri Hënor ka përparësi ndaj Vitit të Ri diellor, më 1 Janar. Pekini mbajti një ceremoni numërimi mbrapsht me vetëm disa të ftuar, ndërsa ngjarjet e tjera të planifikuara u anuluan. Temperaturat e natës në -15 Celsius ndikoi në rënien dukshëm të të personave në sheshe.

Tajvani, në anën tjetër priti vitin e ri me një shfaqje fishekzjarresh nga kulla ikonike e kryeqytetit të saj, Taipei 101.

Singapori e ka pritur vitin e ri jo me shfaqjen tradicionale në Marina Bay këtë vit për shkak të shqetësimeve të shëndetit publik, por ka mbajtuar shfaqjet në 11 vende. Shfaqjet e fishekzjarrëve  u mbajtën në Bedok, Bishan, Boon Lay, Geylang, Hougang, Jurong, Tampines, Tiong Bahru, Woodlands, Yew Tee dhe reparti Nanyang në Zonën e Përfaqësimit të Grupit të West Coast (GRC).

Ora 16:32
Japonia pret 2021 në heshtje, Koreja e Veriut shfaqje fishekzjarresh (VIDEO)

Japonia dhe Koreja e Veriut kanë qënë vendet e tjera të cilat i janë shtuar listës së vendeve të cilët kanë pritur Vitin e Ri 2021.

Japonia ka anuluar shfaqjen e fishekzjarreve pasi regjistroi një rritje rekord në rastet e koronavirusit në prag të Vitit të Ri.

Guvernatori i provincës Yuriko Koike u bëri thirrje njerëzve të vlerësojnë jetën mbi argëtimin. Koike paralajmëroi se situata në Tokio është "e rëndë dhe mund të shpërthejë në ditët në vijim".

Në të njëjtën kohë ka pritur vitin e ri edhe Korea e Veriut, me një spektakël fishekzjarrësh dhe me mijëra njerëz të cilët u mbolodhën në sheshin qëndror për të festuar, pavarësisht masave kufizuese. 

Ora 14:12
Viti i Ri hyri zyrtarisht në Australi/ Sidnej mes fishekzjarrëve me ngjyra festive (VIDEO)

Viti 2021 ka hyrë zyrtarisht në Australi! Sidnej mes fishekzjarrëve, ka marrë ngjyra dhe ka mirëpritur vitin e ri.

Këtë vit ndryshe nga çdo herë tjetër, njerëzit kanë festuar nga shtëpia pasi nuk mund të dilnin në qytet për festuar.

 

Ora 11:59
Spektakël fizhekzjarresh në Zelandë të Re (VIDEO)

Pas ndoshta vitit më të çuditshëm që ka përjetuar gjithë globi, njerëzit  po përgatiten për të festuar Vitin e Ri, duke shpresuar që 2021 të sjellë përsëri një rirthim në normalitet. 

2021 ka mbërritur në Zelandë të Re, me një spektakël të jashtëzakonshmëm fishekzjarresh. Një spektakël që jep shpresë për një vit të bukur, pavarësisht çdo gjëjë që u përjetua.

Ndryshe nga shumica e globit, ku është e ndaluar të dalin jashtë gjatë ndërrimit të festave në Oakland, mijëra qytetarë u dendën në shes .Zelanda e Re është një nga vendet ku njerëzit mund të festojnë pa ndihmën e një ekrani dhe me kufizime të pakëta. Vetëm 25 persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi, çka u dha luksin njerëzve të shijonin lirinë në sheh, në një kohë kur pjesa tjetër e globit pritet të jetojë festa të heshtura.

Në orën 14.00 viti i ri do të trokasë në Australi,  ku Porti i Sidneit do të ndriçohet me fizhekzjarret magjike. Ne do të ndjekim live të gjitha momentet e ndërrimit të viteve në mbarë botën, nga Azia në Evropë dhe orët e mëngjesit të së nesërmes në SHBA. Kështu që qëndroni me ne këtu dhe platformat tona sociale për të parë sesi i gjithë globi do të festojë ardhjen e 2021. 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?