Kronikë

Në Shqipëri për të bërë tur me motor, turisti nga Bosnja përplaset nga makina në Lezhë, dërgohet me urgjencë në spital

5 Korrik 2021, 12:43| Përditesimi: 5 Korrik 2021, 15:26

  • Share

LEZHË- Një shtetas boshjak mbeti i plagosur, pasi motori me të cilin po udhëtonte u përplas me një automjet. Aksidenti ndodhi paraditen e së hëne në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Ishull-Shëngjin. I plagosuri u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak për aksidentin është bërë ndërprerja e rrugës nga automjeti tip Foristradë që drejtohej nga shtetas kosovar. Ndërkohë pak minuta më vonë një tjetër aksident ndodhi në aksin Lezhë-Shkodër ne vendin e quajtur "Kryqëzimi i Gjadrit, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Sipas policisë mjeti tip "Ford" me drejtues shtetasin A.S. është përplasur me mjetin tip"Fiat" me drejtuese shtetasen A.Z., ku si pasojë e përplasjes ka marrë flakë mjeti tip "Ford".

Këto aksidente sollën trafik të rënduar në aksin nga Maba në drejtim te Milotit. Për disa ore u krijua radhë kilometrike automjetesh dhe për lehtësimin e lëvizjes së automjeteve u desh ndërhyrja e policisë rrugore të cilët u vendosen më disa pika.

1625482916_AKSIDENT2.jpg

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?