Yuri Kim dhe disa prej ambasadorëve që kanë shërbyer në Tiranë

Në Tiranë opozita e sulmon, Yuri Kim mbledh në Uashington ‘arsenalin’ e ambasadorëve, takon ish-diplomatët e SHBA: Admiruese sa shqiptarët kanë arritur këto vite

3 Maj 2022, 11:56| Përditesimi: 3 Maj 2022, 12:05

  • Share

UASHINGTON-Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me ish-ambasadorët e Shteteve të Bashkuara që kanë shërbyer në Tiranë në 31 vite, pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes 2 vendeve.

Në një foto të postuar në rrjetet sociale, Kim shihet krah ambasadorëve Ryerson, Lino, Jeffrey, Ries, Arvizu. Ndërkohë, vihet re mungesa e ish-ambasadorëve Xhon Uidhers e Donald Lu.

Ambasadorja Kim është shprehur se secili nga ambasadorët kanë një të përbashkët me njëri tjetrin, besimin dhe lidhjen mes popullit shqiptar dhe atij amerikan.

“Një takim i mrekullueshëm në Uashington me ish-ambasadorët amerikanë në Shqipëri, Bill Ryerson, Marisa Lino, Jim Jeffrey, Marcie Ries, Alex Arvizu. Secili prej nesh kemi pasur përvoja të ndryshme në 31 vjet që kur populli shqiptar u çlirua nga zinxhirët e diktaturës komuniste, por ne kemi një gjë të përbashkët: besimin se lidhja mes popullit amerikan dhe atij shqiptar është vërtet e veçantë, admirimi për sa shumë shqiptarët kanë arritur në këto vite pavarësisht shanseve, dhe optimizmi i qëndrueshëm për të ardhmen”, ka shkruar ambasadorja Kim në një postim në instagram.

Në këtë periudhë ambasadorja Yuri Kim është nën sulm nga Sali Berisha, Presidenti Ilir Meta dhe të tjerë përfaqësues të opozitës në Shqipëri, e cila ka arritur deri aty sa ka organizuar dhe peticione për largimin e saj nga vendi. Kjo ka shkaktuar reagimin e ashpër të DASH, që ka shprehur mbështetjen e plotë për Kim.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?