Jan Prenga, Gentjan DOçi dhe momentet e fundit te 49-vjeçari ne kafe, para rrembimit

Momentet e fundit! Jan Prenga në vëzhgim prej kafes së mëngjesit me bashkëshorten deri kur u rrëmbye! /FOTO e 'kokës' së urdhëruesve

18 Shkurt 2020, 10:25| Përditesimi: 18 Shkurt 2020, 20:41

  • Share

TIRANË - Personat që e kanë rrëmbyer, dyshohet ta kenë vënë në vëzhgim Jan Prengën prej orëve të para të mëngjesit të datës 17 janar 2020, kur edhe e rrëmbyen në rrugën "London" në Kamëz.

Jan Prenga, i shoqëruar, mëngjesin e 17 janarit, pak pas orës 07:00 ka shkuar të konsumojë një kafe në një lokal në zonën e Kamzës, teksa ishte i shoqëruar nga bashkëshortja.

Këto janë momentet e fiksuara nga kamerat e sigurisë, të cilat prokuroria i ka në dorë. Ndërkohë, teksa Jan Prenga ulet në një tavolinë të lokalit, jashtë tij qëndron në këmbë një person, që për hetuesit, dyshohet të jetë një nga personat që ditën e rrëmbimit, të ketë vënë në vëzhgim dhe monitorim të gjitha lëvizjet e 49-vjeçarit, baba të 5 fëmijëve, për të gjetur momentin e duhur për ta, për ta rrëmbyer. Ky person në distancë, dyshohet të jetë pikërisht njeriu që ka raportuar tek pjesëtarët e tjerë të grupit, lëvizjet e Prengës.

Po sot, Shqiptarja.com publikon edhe foton e një prej personave më të kërkuar për këtë ngjarje të rëndë kriminale, që përfundoi me vrasjen e Jan Prengës nga grupi i pengmarrësve, dhe fshehjen e trupit, i cili ende nuk është gjetur nga policia. Ai është Gentjan Doçi nga Shkodra, që së bashku me Altin Hajrin, gjithashtu në kërkim, dyshohen të jenë urdhëruesit e pengmarrjes së shkuar keq të Jan Prengës.

Gentjan Doçi

Pikërisht në kompleksin në pronësi të Hajrit në Shijak, "Golden", rrëmbyesit sollën trupin e pajetë të Jan Prengës të futur në bagazhin e një Range Rover, teksa e nxorën më tej nga kompleksi në një furgon të bardhë. Asnjë nga personat e arrestuar deri më tani nuk ka treguar asgjë për vendin ku mund të jetë fshehur trupi i 49-vjeçarit, ndërsa e gjithë ngjarja e rëndë ndodhi pas konflikteve mes grupeve kriminale të trafikut të drogës. Një nga 5 vëllezërit e Jan Prengës në Angli, Astriti i mori grupit të Hajrave e Doçit një sasi të konsiderueshme kokaine që transportohej në Angli, ku grupi kriminal iu kundërpërgjigj duke i marrë peng vëllanë për të përfituar në këmbim sasinë e vjedhur të drogës. Megjithë negociatat, edhe përmes Pajtimit të Gjaqeve, nuk u arrit të shpëtohej jeta e Jan Prengës, ndërsa dyshimet sipas hetuesve, siç edhe kanë faktuar pamjet e kamerave që autorët nuk fshinë dot nga "Golden", Jan Prenga ka mbërritur i pajetë në kompleks, çka i bën ata të mendojnë se ai ka ndërruar jetë pak momente pasi është rrëmbyer, si pasojë e dhunës nga grupi i autorëve.

Pas ngjarjes së rëndë, Operacioni "Forca e Ligjit" në zbatim të aktit normativ, u sekuestroi në rrethana emergjente prona e pasuri grupeve të përfshira në pengmarrje dhe vrasje, mes të cilëve edhe kompleksin e Altin Hajrit, si dhe supervilën luksoze të Gentian Doçit në lagjen "Skënderbeg" në Shkodër dhe disa prona që ai i kishte në emër të familjarëve.

Jan Prenga sapo hyn ne lokal i shoqeruar

Jan Prenga i ulur ne lokal i shoqeruar

Nje person jashte lokalit ku ndodhet Prenga i shoqeruar, dyshohet te kete monitoruar levizjet e tij

Momentet ne garazhin e kompleksit "Golden", kur personat mundohen te prishin kamerat e sigurise

1582020580_janprenga.png

Jan Prenga, Gentjan Doçi dhe momentet e fundit te 49-vjeçari ne kafe, para rrembimit

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Santa Quaranta: 18/02/2020 19:16

    Me kaq shume prova çudi e madhe qe nuk e gjejne kufomen!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?