Nën tingujt e muzikës! Artistët të karantinuar sjellin 'copëza arti'

28 Mars 2020, 11:59| Përditesimi: 28 Mars 2020, 12:04

  • Share

Numri i të prekurve nga koronavirus në Shqipëri po rritet. Edhe numri i jetëve të humbura me Covid-19 gjithashtu. 

Në këto momente kur jemi të 'pafuqishëm' për të ndryshuar shifrat e vetmja gjë që mbetet është të qëndrojmë në shtëpi dhe të mbajmë shpresat për ditë më të mira.

Këngëtarë si Lorenc Hasrama e Orgesa Zaimi, por edhe të tjerë sjellin tinguj muzike, nga shtëpitë e tyre...drejt tuajave. 

Ora 17:08
Aktori i humorit Bes Kallaku, 'palestër' në kushte shtëpie

Aktori i humorit Bes Kallaku duket se e ka 'thyer' karantinën duke dalë nga shtëpia për 'palestër' në kushte shtëpie. 

Ai ka publikuar një video funny, ku shkruan: "Dita e 17-të e karantinës. Palestër në kushte shtëpie. Do ia dalim. Jena mirë!" 

Ora 17:03
'Pak muzikë në kushte shtëpie', Stefi Prifti këndon së bashku me vajzat

Stefi Prifti në karantinë tashmë duke kënduar, nuk e shoqëron vëllai i tij, Endri, sic e kemi parë gjithmonë, por dy vajzat e tij.

Ai ka publikuar një video duke kënduar cover-in e "Hey Jude" së bashku me vajzat e tij. 

Ora 16:54
Sopranoja Blerta Zhegu interpretim emocionues nga Franca

Sopranoja Blerta Zhegu ka interpretuar në bashkëpunim me pianistin Frederic Isoleta 3 vepra muzikore (Après un rêve, Clair de lune, Chanson d'amour )si 'dhuratë' për të ngrohur zemrat e njerezve në këto momente të veshtira. 


"Te dashur miq, meqenese si te gjithe artistet nuk bej dot pa ngrohtesine e publikut dhe meqe shpresoj qe do ta vleresoni kete dhurate muzikore, ne nje moment kaq te veshtire, vendosa te publikoj disa vidéo ne bashkepunim me pianistin Frédéric Isoletta
Rrofte e bukura, arti dhe muzika!" Shkruan ajo. 

Ora 12:23
Rozana Radi: T'i rikthehemi leximit të librit, jo për t'u argëtuar, por për të jetuar!

Rozana Radi nga shtëpia e saj ka dhënë një mesazh për të gjithë ata që sot janë mbyllur në shtëpi dhe po përpiqen të gjejnë mënyra për të kaluar kohën në mënyrë sa më të vlefshme. 

Ajo thotë t'i rikthehemi leximit, por jo si fëmijët për të luajtur, por të udhëtuar nëpërmjet fantazisë aty ku në këtë periudhë nuk udhëtojmë dot fizikisht. 

Sugjeron 3 libra poezie shumë të dashur për të. 

Ora 12:15
Si të lajmë duart? Orgesa Zaimi dhe të vegjlit e saj na tregojnë mënyrën!

Orgesa Zaimi dhe Bora e Kroni janë sensibilizuar se mënyra më e mirë për të luftuar virusin korona është të rrimë në shtëpi dhe të lajmë shpesh duart. 

Mënyrën e larjes së tyre e tregojnë edhe për ndjekësit e tyre në Instagram.

Ora 12:05
'Maskën ku ma le', Orgesa Zaimi 'përshtat' këngën e saj të fundit për situatën e krijuar nga koronavirus

Këngëtarja Orgesa Zaimi ka publikuar në rrjetet sociale një video ku tekstin e këngës së saj "Verën ku ma le" e shndërron duke e përshtatur me situatën e krijuar nga koronavirus. 

"KU ma le ku ma le.. maskën time ku ma le? Kam një javë që kërkoj maska e ska askund" shkruan këngëtarja. 

Ora 11:49
Dita e 19-të në karantinë, Lorenc Hasrama sjell cover-in e 'Udhëtari'

Kur po bëhen 3 javë nga përfshirja e Shqipërisë në hartën e vendeve të prekura me koronavirus, mjaft artistë të izoluar në shtëpitë e tyre sjellin performanca për artdashësit. 

Në ditën e 19 si i vetë-izoluar, këngëtari Lorenc Hasrama ka sjellë cover-in e këngës "Udhëtari" të Eugent Bushpepës, një këngë edhe kjo me mesazhe të forta. 

 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?