Nëna e Rita Orës, Vera ka rrëfyer se si e ndryshoi kanceri i gjirit jetën e saj.
Nëna e yllit ndërkombëtar është një nga të mbijetuarat e sëmundjes së kancerit të gjirit.
Ajo e ka përshkruar këtë periudhë të jetës si një sprovë jo të mirë, por që përkrahja e më të afërmve dhe qetësia me veten ishin çelësi me të cilin ajo i bëri ballë sëmundjes deri në fund.
Në një intervistë për “Telegrafin”, nëna e këngëtares Rita Ora ka treguar historinë e saj, që mund të jetë frymëzuese për këdo që po përballet me një betejë të tillë.
“Ka qenë një shok i papritur se në ato momente nuk mendon se do të prekesh nga kjo sëmundje e tillë. E keqja është se gjithë jeta të ndryshon menjëhere dhe fillova ta pyes veten a do të mbijetoj?”, ka thënë Vera.
Ajo mendonte për efektin e sëmundjes dhe familjen e fëmijët e saj, por fatmirësisht kanceri ishte në fazën fillestare.
“Ka qenë lajm i vështirë për të gjithë, mirëpo e kam pas përkrahjen e bashkëshortit dhe familjes, dhe ndërhyrjen e menjëhershme për të gjitha masat e duhura për trajtim, që në rastin tim fatmirësisht rezultoj me sukses.Trajtimet të cilat mora për këtë sëmundje kanë qenë të gjata dhe të vështira, u fokusova diku tjetër në mënyrë që ta largoja vëmendjen prej sëmundjes. Në vazhdimin e studimeve për përfundimin e diplomës si doktoreshë, në Angli. Kam kaluar provimin shtetëror gjatë trajtimit dhe kjo më bëri krenare për suksesin tim personal”, është shprehur Vera Ora.
Në muajin e sensibilizimit të kancerit të gjirit, rrëfimet e të mbijetuarave të kësaj sëmundjeje që po përhapet me shpejtësi, janë burim frymëzimi i pashtershëm.
Komente
