Nëna me dy të mitura, njërën të sëmurë bën apel për ndihmë: Të paktën për ilaçet e vajzës e për qiranë

27 Mars 2020, 15:34| Përditesimi: 27 Mars 2020, 15:46

  • Share

Situata nga koronavirusi në vend ka vështirësuar edhe më shumë jetesën për familjet në nevojë.

 E tillë është dhe familja e Fatbardha Alushit, një nënë e re me dy vajza të vogla, 3 dhe 1 vjeç e gjysmë.

Për këtë familje duket sikur drama nuk di të mbarojë. Fatbardha jeton në një banesë me qira në qytetin e Durrësit, pas tërmetit të 26 nëntorit, fabrika e rrobaqepsisë ku ajo punonte u mbyll dhe që prej asaj dite ajo është e papunë e pa asnjë të ardhur.

"Jam pa punë që prej 26 nëntorit pasi ra tërmeti dhe u mbyll ndërrmarja ku punoja.Më pas shtrova dhe vajzën në spital nga astma dhe kështu ngela pa punë", tha Fatbardha Alushi.

Fatbardha thotë se ish-bashkëshorti është larguar dhe nuk jep asnjë ndihmë për fëmijët.

 Vajza e vogël vetëm 18 muajshe është e sëmurë me astmë dhe ka nevojë për kujdes, tani që janë mbyllur edhe kopshtet ajo thotë se nuk ka kush të kujdeset për to në mënyrë që të kërkojë një punë, pasi edhe nga familja e saj nuk ka asnjë ndihmë.

"Unë jam ndarë nga bashkëshorti dhe tani nuk e di fare se ku ndodhet. Më parë i çoja fëmijët në kopsht e çerdhe por tani ku t'i lë janë shumë të vogla.

 Sidomos e vogla që është sëmurë ka nevojë shumë për kujdesin tim. Prindërit e mi nuk është se duan t'ia dinë shumë për mua, në fakt vetëm babain kam por nuk më ndihmon", tha nëna e 2 fëmijëve.

E vetme mes koronavirusit, me një vajzë të sëmure dhe pa asnjë të ardhur Fatbardha bën apel për ndihmë, të paktën për ilaçet e vajzës dhe për të paguar qiranë.

"Apeli im të paktën shteti ose kush mundet të më ndihmojë të paktën me ushqime, ose qiranë sa të më rritën pak vajzat", tha Fatbardha Alushi.

Kjo familje nuk është regjistruar as në listën për ndihmë sociale nga bashkia, të vetmit që i kanë ofruar ndihmë janë fqinjët e saj.

Kush dëshiron që të ndihmojë telefononi në numrin e familjes 0676922740.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?