Talat Xhaferi, Kreu i Kuvendit në Maqedoni

Kosova & Rajoni

Talat Xhaferi nënshkruan ligjin për gjuhët në Maqedoni, shqipja zyrtarisht gjuhë zyrtare

14 Janar 2019, 22:39| Përditesimi: 14 Janar 2019, 23:05

  • Share

Një vit pas miratimit të tij në Kuvend e Maqedonisë ligji për përdorimin e gjuhëve më në fund pritet të fuqizohet, duke u shpallur në Gazetën Zyrtare në vend. Këtë e ka bërë të ditur Kryeparlametari i kuvendit të Maqedonisë ,Talat Xhaferi ka firmosur  së fundi ligjin për gjuhët.  Lajmi është konfirmuar nga vetë Kreu i kuvendit të Maqedonisë dhe ai do dërgohet në faqen e Gazetës Zyrtare dhe pas shpalljes zyrtare në këtë faqe menjëherë hyn menjëherë në fuqi.

Ligji për përdorimin e gjuhëve edhe në Gazetën zyrtare!", shkruan Talat Xhaferi në faqen e tij të rrjetit social.

Ligji për gjuhët u miratua më 11 janar të vitit të kaluar në situatë të tensionuar mes deputetëve maqedonas ku kaloi me 69 vota, ndërsa pas votimit  u kundërshtua nga presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov i cili nuk pranoi ta dekretonte me arsyetimin se ishte ne kundërshtim me kushtetutën e vendit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Më i votuari i listës së hapur, a mendoni se mandati i takon Adriatik Lapajt?