Nëse nuk shkojmë dot në teatër, teatri vjen te ne! Artistët interpretojnë nga shtëpia "Liria e fukarenjve"

21 Mars 2020, 10:40| Përditesimi: 21 Mars 2020, 10:47

  • Share

Arti po merr frymë në lirinë që i ofron teknologjia edhe në ditët kur artistët duhet të qëndrojnë të izoluar për shkak të koronavirus.

Me nismën e gazetares Kozeta Kurti, aktorët kanë interpretuar nga shtëpia "Liria e fukarenjve" një vepër rrënqethëse për nga mesazhi që përcjell. 

Aktorë të ndryshëm si Zamira Kita, Adriana Tolka, Ermir Jonka kanë interpretuar nga shtëpia pjesë të veprës, duke e sjellë pranë jush edhe në këto ditë izolimi. 

 

Ora 17:23
Qëndrimi në shtëpi nxjerr në pah një anë tjetër të Valbona Selimllarit. Talenti i fshehur i ish miss-it

Ditët e qëndrimit në shtëpi kanë 'zbuluar' edhe anë të tjera, talente të fshehura të personazheve të njohura në vend.

Disa kanë zbuluar se dinë të gatuajmë mirë, të tjerë se kanë vesh muzike, e të tjerë se dinë të pikturojnë bukur. 

Në nje video-selfie të publikuar disa ditë më parë në Instagram, Valbona Selimllari ka treguar se po argëtohet duke luajtur lojën e njohur "Ludo King" me vajzën dhe nipin e saj", nje lojë e vizatuar nga ish missi. 

Në dukje e thjeshtë, por Valbona duket se ka talent edhe në pikturë. 

Ora 17:18
'Që nesër pa maska e pa doreza të përqafojmë njëri-tjetrin' Eni Çobani apel të qëndroni në shtëpi

Eni Çobani ka publikur një video- mesazh jo nga shtëpia, por me masat e duhura: Maska e doreza! 

Juristja e njohur ka bërë thirrje për të ndjekur këshillat që autoritetet japin, në mënyrë që shpejt të mund t'i heqim maskat e dorezat për të përqafuar të lirshëm njëri tjetrin. 

Këtë video mesazh ajo e pason edhe me një foto ku shprehet: "Nuk mbijeton më i forti apo më i zgjuari, por ai që di të përshtatet". 

 

Ora 16:13
Sa e ëmbël! Edhe vajza e mjekut ortoped mesazh sensibilizues: Lani duart

Të angazhuar edhe fëmijët në luftën kundër koronavirus! Vajza e mjekut ortoped Ilvi Begolli, ka dhënë një mesazh për të gjithë ndjekësit e mjekut në rrjetet sociale: Të lajmë duart. 

Mjeku i njohur ka publikuar mesazhin me anë të një video mesazhi në Instagram, ku shkruan: #Një mesazh nga Mei!, Lani duart, mos kini frikë, rri në shtëpi". 

Ora 15:58
Flori Mumajesi: Boll numëruat ditët në rrjetet sociale! Nuk duhet të na mësojë policia e ushtria të vlerësojmë jetën (FOTO)

Sfidat dhe numërimi i ditëve në rrjetet sociale që njerëzit po bëjnë gjatë ditëve të karantinimit për Flori Mumajesin duhet të mbarojnë. 

Kantautori thotë se nuk duhet të shfaqemi sikur po e marrim si një lojë këtë situatë, por të veprojmë ndryshe, për ti treguar botës se familja jonë e përbashkët është gjëja më e shtrenjtë që kemi. 

Në një postim në rrjetet sociale, Mumajesi shkruan: "Që të mos na detyrojë as ushtria e as policia të vlerësojmë jetën, të veprojmë ndryshe" 

Ora 08:42
Ditëlindje në karantinë! Vajza e këngëtarit feston 2 vjetorin në kushte izolimi

Vajza e këngëtarit Besnik Qaka e ka festuar ditëlindjen e saj të dytë në shtëpi, në kushtet e vetëizolimit, si masë parandaluese ndaj koronavirus. Këngëtari ka publikuar në rrjetet sociale një video ku bashkë me bashkëshorten i këndojnë të voglës së tyre, Unës, këngën e ditëlindjes. 

Krahas urimit për vajzën, këngëtari e ka shoqëruar videon me hashtagun #rrinështëpi, si mesazh sensibilizues për të gjithë shqiptarët. 

Ora 08:31
Koronavirus/ Elvana Gjata i drejtohet me tone 'përgjëruese' shqiptarëve: A nuk ju dhimbsen... (FOTO)

Shumë artistë gjatë këtyre ditëve janë angazhuar nga shtëpia e tyre për të përcjellë mesazhët sensibilizuese drejtuar njerëzve, për të qëndruar në shtëpi. 

Ata kanë publikuar video, por edhe foto sesi po i kalojnë ditët e karantinimit. 

Elvana Gjata ka qenë ndër ato artiste pak aktive këto ditë në rrjetet sociale, por duket se edhe ajo ka një mesazh për të gjithë. 

Këngëtarja ka publikuar në profilin e saj një foto ku shkruan: "Qëndroni në shtëpi". 

Drejtuar të gjithë shqiptarëve Elvana shkruan poshtë fotos: Ju përgjërohem të gjithë shqiptarëve! A nuk ju dhimbsen prindërit, gjyshërit tuaj? 

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?