Nxënës e mësues, rezultojnë shkaktarë dhune në shkolla! Gjatë 2022 u regjistruan 2750 raste dhune! Sociologu: Fenomenit mund t’i vihet fre përmes edukimit

3 Shtator 2023, 15:45| Përditesimi: 3 Shtator 2023, 15:54

  • Share

Një numër i konsiderueshëm prej 2750 raste dhune janë raportuar në shkollat Shqiptare gjatë vitit arsimor 2022-2023. Rastet në të shumta të dhunës kanë ndodhur në gjimnaze, me konkretisht 1051 raste të tilla. Të dhënat zyrtare tregojnë se në 139 raste personat që kanë shkaktuar dhunën kanë qenë vetë mësuesit ndërsa 2306 raste të tjera janë shkaktuar nga nxënësit.

Në ambientet e klasave pa praninë e mësuesve janë evidentuar 732 raste të dhunës, 292 episode të tjera në koorridor ndërsa pjesa tjetër kanë ndodhur në autobusin e shkollës, në klasë me praninë e mësuesve, në palestër apo në tualet. Tirana është qyteti me më shumë raste dhune të raportuara plot 873, ndërsa në Selenicë nuk është shënuar asnjë ngjarje e tillë.

Fenomeni pritet të frenohet nëpërmjet edukimit. Kurrikulat janë pasuruar me konceptet e barazisë gjinore, luftën kundër trafikimit, kundër bullizmit dhe ekstremizmit. Për socilogun Gëzim Tushi ky tumor social pritet të zbutet pasi dhuna është ves I fituar dhe jo I lindur, ndaj edukimi është mjeti I duhur për ta luftuar

“Siç thotë një intelektual amerikan -Izolojeni të rinjtë metaforikisht dhe do të shikoni që dhuna do të zbutetet 95%. Pra, kjo është kategoria moshore me  e predispozuar për dhunën. Nëpërmjet edukimit ajo mund të kultivohet dhe edukohet. Kështu që unë e pres me shumë kënaqësi fakin që pëe këtë tumor social kaq shumë të përhapur , për këtë lloj demokratizimi të dhunës midis të rinjve në apo jashtë shkollave do të flitet dhe efektet kam përshtypjet se do të jenë të konsiderueshme.”- tha sociologu, Tushi.

Sipas raportit të publikuar nga vetë Ministria e Arsimit 954 raste të dhunës janë shkaktuar nga bullizmi, 912 raste kanë përjetuar dhunë verbale ndërsa në 796 raste dhuna ka agravuar deri fizikisht.

Kërcënimi nga fenomeni ‘dhunë’ thotë sociologu po zgjerohet ndaj trekëndëshi prind-mësues-nxënës-duhet të forcohet.

“Praktikisht gjeografia e dhunës tek të rinjtë dhe intensiteti I dhunës është shumë problem dhe përbën një tumor social me të cilin shoqëria, shkolla, familja , media, të gjithë duhet të merremi. Ne mund të mos e ndalojmë deri në fund dhunën, mesa duket ky është njeriu dhe shumë probleme janë të lidhura me natyrën e tij, por nëse ne do të sostenojmë, do të ngulim këmbë në instrumenta edukaive dhe nëse institucionet e edukimit do të funksionojnë në mënyrë kompakte atëherë kam përshtypjen se fenomeni mund të zbutet.”- u shpreh Tushi.

Personat që kanë konstatuar dhe raportuar dhunën në të shumtën e rasteve kanë qenë vetë mësuesit dhe nxënësit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?