Nxënës të infektuar, 4 klasa në gjithë vendin vijojnë mësimin online! 1800 mësues nga 31 mijë ende të pavaksinuar ndaj COVID

8 Dhjetor 2021, 21:10| Përditesimi: 8 Dhjetor 2021, 21:27

  • Share

Pas fluksit të infektimeve me COVID në shkolla gjatë muajit tetor çka solli karantim të klasave në disa qytete të vendit, ku mësimi u vijua online për 14 ditë aktualisht situata duket më e qetë.

'Aktualisht keni një rënie të njoftimeve nga zyrat arsimore për karantinim të klasave. Kemi katër klasa të shpërndara, dy në Tiranë, një në Kamëz dhe një në Mallakastër.'- tha Fiqiri Cifliku.

Në radhët e mësuesve mungesat janë minimale thuajse të njëjta si në kohën para pandemisë, ku sipas Fiqiri Ciflikut, përgjegjës sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, ka ndikuar procesi i vaksinimit.

'Nga totali i 31 mijë punonjësve që kemi në sistem vetëm 1800 janë të pavaksinuar dhe këta kanë depozituar pranë drejtorive të shkollave një dokument që vërteton që e kanë kaluar COVID jo më shumë se 6 muaj nga data aktuale ose kanë një vërtetim nga mjeku i familjes apo nga mjeku specialist për arsye se nuk mund ta administrojnë vaksinën në këtë moment.'- u shpreh Cifliku.

Nëse në një klasë ka raste me COVID, bëhen tampone për disa ditë dhe Drejtoria e Shëndetit Publik vendos në bazë të numrit të infektimeve nëse klasa do të karantinohet apo jo.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?