Politikë

Nxënësit bojkot Sali Berishës, nuk lënë mësimin pas apelit qesharak për të mbrojtur mbylljen e TikTok

11 Mars, 11:38| Përditesimi: 11 Mars, 18:40

  • Share

TIRANË- Nxënësit nuk i janë bashkuar thirrjes së kreut të PD-së, Sali Berisha për të bojkotuar mësimin si shenjë revolte për mbylljen e TikTok.

Berisha bëri thirrje që të hënën e të martën të bojkotohej mësimi, sidomos ora e parë e tij, por Report Tv u interesua pranë Ministrisë së Arsimit, nga ku raportohet se nuk ka pasur bojkot të organizuar të mësimit në asnjë shkollë të vendit.

Thirrja e Berishës ishte në limitet e absurdit referuar faktit që mbyllja e TikTok me vendim qeverie u bë me kërkese të vetë prindërve, të cilët luftën e përditshme me fëmijët, e kanë për edukimin e tyre dhe largimin nga rrjetet sociale.

Për mbylljen e TikTok, Berisha ka thirrur edhe një protestë më 15 mars në orën 19:00, ditë që përkon me 17-vjetorin e masakrës së Gërdecit. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?