Sociale
Top 24

Nxënësit bojkotojnë mësimin në Elbasan: Do ngujohemi po nuk u rregullua godina

24 Shtator 2018, 18:01| Përditesimi: 24 Shtator 2018, 18:13

  • Share

Ka kaluar një javë që nga fillimi i vitit të ri shkollor ndërsa nxënësit e fshatit Mengel të Elbasanit ende nuk kanë filluar mësimin. Shkak i këtij bojkoti është bërë fakti se shkolla e tyre është mbyllur pas dëmtimeve që pësoi 2 vite më parë nga tërmeti, ndërsa nxënësit duhet ta zhvillojnë mësimin në shkollat e qytetit.

Pavarësisht se paralajmëruan protesta dhe bllokim të rrugës nacionale, prindër dhe nxënës vendosën bashkarisht të shqyejnë derën e shkollës me paralajmërim se nuk do të dalin prej andej deri sa të merret një vendim për rregullimin e shkollës 9 vjeçare të fshatit. Ndërsa pretendojnë se godina e shkollës është privatizuar.

Prindërit dhe nxënësi e fshatit Mengël shprehen se do të përshkallëzojnë protestën duke u ngujuar brenda në shkollë ose edhe duke bllokuar rrugën nacionale nëse nuk merret një vendim përfundimtar që ata të ndjekin mësimet në fshatin e tyre.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • redu: 24/09/2018 18:55

    Protestat kur behen per probleme nadhire sic eshte arsimimi i femijve hane te drejta dhe demokratike . Pse nuk prononcohet bashkia Elbasan per shqetsimin e prinderve ? Pse ja marre vendim te peivatizohet nje ambjent publik ? Kjo nuk eshte Shqiperia qe duam dhe qytetaret duan transoarence dhe nga MAS

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?