Sociale
Top 24

Nxënësit dhe prindërit 9 ditë protesta për shkollën, Bashkia e Elbasanit premton rikonstruksionin

27 Shtator 2018, 22:47| Përditesimi: 27 Shtator 2018, 23:00

  • Share

Prej 9 ditësh fëmijët e fshatit Mengël në Elbasan kanë bojkotuar mësimin. Ata kanë zhvilluar protesta të një pas njëshme, pasi fëmijët e tyre nuk duan t’i çojnë në Elbasan, por në shkollën e fshatit. Për këtë problem Bashkia e Elbasanit ka marr vendimin që shkoll të rikonstruktohet. Një fakt të tillë, e bën të ditur drejtoresha e shkollës Nevila Duli. Sipas saj shkolla do të jetë gati për 2-3 javë.

Brenda 10 ditëve duhet të fillojnë punimet nëqoftëse Ministria nuk lëvron fondet, kshuqe…mund të fillojë nesër mund të fillojë pasnesër ,  nesër shkolla do të jetë gati për fillimin e punimeve. Sa do zgjasin punimet ?  Besoj se deri në 3 javë.

Nevila Duli, Drejtorja e Shkollës


Pavarësisht deklaratës së drejtoreshës së shkollës, prindërit kërkuan më parë nisjen e punimeve dhe vetëm atëherë do të pranojnë ti dërgojnë fëmijët në Elbasan. Madje nuk munguan as batutat se nese bashkia është e varfër ata si komunitetet janë të gatshëm të paguajnë vetë çdo shpenzim vetëm shkolla të hapet.

Nëqoftëse këtu  ndalojnë përsëri punimet, përseri vonohet,e njejta gjë, vashdojne protestat,ndalojnë shkollën. Nëse nuk i mjaftojnë fondet Bashkisë jemi të gatshëm të japim nga 50 mij lek deri në 100 mijë lek  çdo banor, që tërregullohet shkolla. Te vijnë ustallarrët të vijnë puntorët këtu, e caktojmë vetë afatin ato, 2 jave 1 muaj më shumë jo.

Banorët

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?