Sali Berisha dhe Bora Muzhaqi

Politikë

‘Nxënësit do marrin pjesë në takimet e Ramës në Elbasan’, Bora Muzhaqi i përgjigjet Berishës: O buf gënjeshtar, nuk të ka mbetur më as turp e as logjikë

24 Prill, 10:27| Përditesimi: 24 Prill, 10:38

  • Share

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi i është përgjigjur Sali Berishës, pas një postimi të tij, i cili pretendonte se shkollat në Elbasan do mbyllen sot për shkak të takimeve elektorale që do të zhvillojë kryesocialsiti Edi Rama. Teksa ka ndarë edhe postimin e Sali Berishës, të cilit i ka vendosur sipër një buf, Muzhaqi shkruan me ironi se bufi gënjeshtar paska zbuluar ‘skandalin e radhës’.

Ajo shkruan se fëmijët nuk kanë lidhje me fushatën e PS, pasi Berisha pretendonte se nxënësit e shkollës Jorgji Dilo nesër nuk do të zhvillojnë mësim. Ministrja sqaroi se nxënësit e kësaj shkolle do të pikturojnë për ‘Shtëpinë e Europës’.

"Bufi Gënjeshtar na paska zbuluar “skandalin” e radhës – fëmijët që vizatojnë për Shtëpinë e Europës, paska vendosur t’i fusë në fushatë! Po, sepse kur nuk ke as ide, as mbështetje, të mbetet vetëm të trillosh komplotin e lapsave me ngjyra!

Turp s’të ka mbetur më, po as logjikë jo! Fëmijët s’kanë asnjë lidhje me Partinë Socialiste, dhe as me fushatën – po për të shpikur ndonjë gënjeshtër, ti s’pyet as për fëmijë, as për të vërtetën! Ama, fli pa merak, se në Elbasan të pret një disfatë që nuk vizatohet me lapsa me ngjyra, por vuloset me votë", shkruan Bora Muzhaqi.

Berisha publikoi një ditë më parë një postim të ‘qytetarit dixhital’, ku shkruante se administrata dhe shkollat do të jenë pushim, sepse atje do të jetë "burreci 2 metrosh".

 "Administrata ndërpret nesër punën, shkollat mbyllen për takimin elektoral të burrecit 2 metrosh", shkruan Sali Berisha, teksa ndan më poshtë dhe mesazhin e "qytetarit dixhital": Rama vjen nesër në Elbasan. E gjithë administrata me urdhër të drejtoreve dhe kryetarit të Bashkisë është thirrur me dhunë në miting duke firmosur për praninë e tyre. Nxënësit e shkollës Jorgji Dilo nesër nuk do të zhvillojnë mësim dhe do i nxjerrin në shesh në ora 10.00 për shkak se vjen Rama."

Postimi i Bora Muzhaqit

 

Postimi i Sali Berishës

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?