Nxënësit e klasave të nënta mbyllin provimet shtetërore! Ndodh dhe me “minimaturën”, publikohet teza e gjuhës së huaj

26 Qershor 2023, 15:39| Përditesimi: 26 Qershor 2023, 16:08

  • Share

Ciklin e arsimit bazë 9-vjeçar nxënësit e klasave të nënta e përmbyllën këtë të hënë me provimin e fundit të detyrueshëm atij të ‘Gjuhës së Huaj’.

Provimit iu nënshtruan 29.881 nxënës në të gjithë vendin

Publikimi i tezave në rrjete sociale bashkë me zgjidhjen e tyre nuk i shpëtoi dot as këtij provimi. Rreth gjysmë ore pas fillimit të provimit, tezat e Anglishtes dhe italishtes pushtuan rrjetin, siç ndodhi edhe me provimet e Maturës shtetërore

Ende Ministria e Arsimit nuk ka vënë asnjë autor përpara përgjegjësisë, edhe pse historia vijon të përsëritet.

Shumica e nxënësve u testuan në Anglisht dhe Frëngjisht, në varësi të gjuhës të pare të shkollës. Provimin e cilësuan të thjeshtë.

Për minimaturantët tani nis një rrugëtim i ri, pasi në muajin shtator bëhen pjesë e gjimnazit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?