TIRANË- Nxënësit e kolegjit privat ‘Mehmet Akif’, i cili u mbyll pak ditë më parë me vendim qeverie për shkak se nuk plotësonte kushtet ligjore, kanë protestuar ditën e sotme para ambienteve të Ministrisë së Arsimit. Një pjesë e nxënësve ato kanë mbajtur fjalime para ambienteve të ministrisë së Arsimit, ku kanë kërkuar që të shfuqizohet vendimi për mbylljen e shkollës.
‘Na shkatërruat çdo ëndërr që kemi krijuar në ambientet e shkollës ‘Mehmet Akif’. Jemi kundër mbylljes së arsimit cilësor. Sot kuptova se çdo të thotë që të të prishin ëndrrat. Anulo mbylljen e ‘Mehmet Akif’.’- u shprehën nxënësit.
Pasi protestuan para ministrisë, nxënëset e kolegjit turk iu drejtuan ambienteve para kryeministrisë ku kërkonin që të anulohet vendimi për mbylljen e shkolllës ‘Mehmet Akif’. Duke sfiduar reshjet e shiut, ato kërkuan përfaqësues të kryeministrisë që t'u përgjigjen kërkesave të tyre.
‘Ishte një shkollë elitë që ne e kemi zgjedhur me shumë dëshirë. Ato të rregullohen, por mos t’u ndërpriten ëndrrat fëmijëve tanë. Shpersojmë që të merret një vendim i drejtës, që mos të ndërpritet mësimi.' - u shpreh një nga prindërit që ishte në protestë bashkë me nxënësit.
Për protestën ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili tha se është zbatuar ligji për mbylljen e kolegjit. Sipas Ramës, nxënësit të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht.
Në një reagim pak ditë më parë, kreu i qeverisë sqaroi se vendimi për mbylljen është marrë pasi pronarët kanë shitur godinën ku kishin lejen e aktivitetit shkollor dhe kanë hapur aktivitetin pa marrë lejen sipas ligjit. Duke iu referuar spekulimeve se lidhet me kërkesën e Erdogan, Rama i cilësoi si teori konspiracioni dhe thotë se publiku bombardohet me lajme të rreme.
Nxënësit e kolegjit turk Mehmet Akif kundërshtuan edhe pak ditë më parë me protestë vendimin e qeverisë për heqjen e licencës me argumentin se godina e re në Mëzes nisi mësimin pa u certifikuar nga ministria. Drejtori turk i kolegjit hodhi dyshime se kjo bëhet për shkak të kërkesave të përsëritura nga Erdogan, ndërsa ministria e Arsimit i mohoi këto aludime duke marrë përsipër edhe tranferimin e nxënësve në shkolla të tjera.
Berisha ka komentuar edhe protestën e nxësnesve të kolegjit turk ‘Mehmet Akif’ ku tha se Rama është vasal i presidentit turk, Erdogan.
Sot, në këtë paraqitje para jush, dua të dënoj edhe njëherë, me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cinik, të ulët, të Edi Ramës ndaj shkollave, ndaj arsimit privat në Shqipëri. mnKy vasal i shpifur i Erdogan, që e cilëson Shqipërinë ku mund të urdhërojë hapje e mbyllje shkollash dhe xhamish, ka urdhëruar mbylljen e një kolegji me parametrat më të mirë dhe me një histori 26-vjeçare në Shqipëri, kolegjit ‘Mehmet Akif’.Në traditën e tij të gënjeshtrave, Rama u tha shqiptarëve se shkaku i mbylljes ishte se miku i tij, me avionin e të cilit udhëton si taksi, ka blerë godinën.
Gënjeshtar i lindur, i shpifur. Të na thotë pak, kopshtit me 255 nxënës, të gjithë të afërt me moshën e djalit të tij, çfarë kishe me kopshtin, që mbylle? mA e di ky njeri se ata vogëlushë, ditën pas çerdhes familjare, e kalonin në këtë çerdhe, me njëri-tjetrin, ku mësonin, gëzonin, festonin me njëri-tjetrin. Prisnin të nesërmen për të shkuar me kënaqësi në kopsht. Ky genjeshtar i lindur, që për të zbatuar urdhrat e verbra të presidentit të Turqisë, shkel çdo kod etik dhe moral në vendin e tij.
Unë u bëj thirrje gjimnazistëve të Tiranës, të bashkohen me nxënësit e kolegjit ‘Mehmet Akif’. mnU bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të mbështesin protestën e tyre, sepse kjo përbën një shkelje flagrante të lirisë së shkollimit. Ky është një vendim i marrë jashtë Shqipërie. Një vendim i turpshëm, një vendim që ka në bazë lidhje jashtëzakonisht të sëmura dhe të dyshimta. Si mundet kryetari i qeverisë të një vendi, me urdhër të një presidenti të një vendi tjetër, t’u vërë çelësin kopshtit dhe shkollave të vendit? E dënoj me forcën më të madhe këtë vendim, antidemokratik dhe antishqiptar, të një njeriu, unë e kam të lehtë të them i kapur nga Sinan Idrizi, por jo, ai është vetëm një pion në këtë skenar të turpshëm, që nuk ndodh në asnjë vend, ndodh vetëm në republikën e mafies së Edi Ramës.
Edhe njëherë, solidariteti im i plotë me nxënësit dhe vogëlushët e kopshtit, viktima të një njeriu, të një gënjeshtari, mund t’i vësh çdo epitet, që nuk njeh as ligj e as moral.- tha Berisha.
Nxënëset e kolegjit turk kanë sfiduar shiun duke lënë çadrat në tokë teksa protestojnë para kryeministrisë për mbylljen e shkollës ‘Mehmet Akif’.
“Ne jemi ekselenca. Ne do këmbëngulim. Ministrja Kushi të japë dorëheqjen. Po presim përgjigje”, janë disa nga thirrjet e studentëve.
Një nxënëse e shkollës ‘Mehmet Akif’ i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama duke i thënë se institucioni arsimor që u mbyll me vendim qeverie sepse nuk plotësonte kriteret ligjore. Ajo zgjodhi që një nga medaljet që ka fituar në kompeticionet e shkollës t’ia japë kryeministrit.
Ajo la medaljen para kryeministrisë duke i thënë se e meriton këtë për shkatërrimin e ëndrrave të tyre.
“Nuk është aspak logjike që më shumë se 200 prindër dhe nxënës të ndihen të detyruar që të kërkojnë të drejtat e tyre. Prindërit po ngrihen për fëmijët e tyre. Boll me shfajësime se nuk mban më ujë pilafi. Justifikimet tuaja janë pa baza, hajdeni dhe shihni standardet e larta që ofron shkolla. Në këtë mes viktima jeni ju se u ngatërruat me këmbët tuaja. Boll më se nuk ju lejojmë të njollosni shkollën tonë për interesat tuaja. Unë po të lë një medalje ari në shenjë sensibilizimi sepse ju meritoni medaljen e arit për shkatërrimin e ëndrrave tona”, tha nxënësja.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e nxenësve të ‘Mehemet Akif’. Kreu i qeverisë thotë se është zbatuar ligji.
'Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera.'- shkruan Rama.
Nxënësit që kanë dalë për të protestuar për mbylljen e kolegjit ‘Mehmet Akif’ kanë nisur marshimin drejt kryeministrisë. Me pankarta në duar, të gjithë njëherazi brohorasin: “Kam të drejtë të arsimohem në shkollën që dua.”
Rame,kot perpiqesh te justifikohesh,nese kishin bere shkelje,mund te kishit derguar nje avokat,a jurist qe i dine rregullat me mire dhe mund t'a kishin bllokuar procesin qe ne fillim,jo te shkonte puna deri ketu,por ju jo vetem mbyllet kolegjin ,por dhe kopshtin,qe te dy te Gylenit.Koncidenca dhe justifikimet jane te dyshimta.S.d.q Ajatollahut te Stambollit ja bere zemren mal!
PërgjigjuShume protesta palidhje se di si ka shkuar muhabeti deri ktu
PërgjigjuDilni protestoni dhe per luigj gurakuqin hahahah ikni i idjote
PërgjigjuNje protest shume e kot qe skishte kuptim dhe sens te behet sepse vendimi per mbydhjen e asaj shkolle ishte i drejt
PërgjigjuRama po i jep argumentat dhe arsyet e mbylljes se shkolles ndaj mks llapacit kot o sali
PërgjigjuKy po qe esht budallallek se nje shkoll private qe thyen ligjin nuk mund te tolerohet
PërgjigjuProteste e pabaze perse dalin kur ishte shkolla e tyre qe shkeli ligjin
PërgjigjuJemi mesu tashme qe per cdo gj ca ndodh e ka fajin rama sipas saliut dmth
PërgjigjuNese ka njeri qe eshte vasal ti je ne krye te listes o kryetar i nevojtores
Përgjigjuhahaha kjo shkoll as nuk u mbyll per faj te rames po ky sala e ngatrron me kohen e vet qe mbylleshin prej kushteve skandaloze e klasave te rrenuara
PërgjigjuBerishViçidoli apo e likekembeplehut eshte minë me sahat per protesten humane te nxenesve te neperkembur,"perkrahja" e tij/tyre eshte loje ne favor te kryeministritrilindas. Protestuesit duhet ti pergjigjen me vendosmeri kunder berishViçidolit/apo likekembeplehut,MIQVE TE MADHENJ TE EDVINRAMES ...
Përgjigjupo ku hyn qeveria ktu apo si gjithmon ky nongrata do shfrytezoj cdo mundesi per te vjell vretin e vet. gjynaf o sale po t sugjeroj mos tmerresh me me kto pune
Përgjigjupo ky sal krimineli i mori mir infot apo mosha ben te veten se mesa di une e ka shit drejtori e jo rama ate godine
PërgjigjuSe ku e shef vasalin ti nuk e di un se eshte shkolla pa dokumentat e duhur, po se ke qene ti vasal i serbit ne kohen tende mendon qe jane te gjithe si ty
Përgjigjucfaj ka qeveria me shkollen se pronaret bejne sipas kokes se vet dhe nuk paguajn taksa
Përgjigjuik se ishe mir andej ne dasem te paska zen alkoli dhe sdi ca flet o nongrad e shkret ti
Përgjigjusaliu paska ikur per lesh hari i eshte bere mendja vetem protest dhe vrasje te shkretit
Përgjigjune kte rast duhet te japin llogari pronaret e kolegjit per shkeljet qe kane bere, e jo qeveria qe thjesht ka kryer detyren
Përgjigjupo ti po ti do jesh dakort, normal se mendjen tek protestat dhe rremujat e ke jo se te plas shume se ca ndodh me qytetaret jo
Përgjigjumartoi çunin dhe tsh vje e bën moral per shkollen qe u mbyll. rri o burr rehat mos u merr mo me llafe. plakush kurv
Përgjigjuky berisha per cdo gje qe ndodh esht aty direkt per tfol na cau trapin
PërgjigjuPo, këtë herë "malok" është shumë korrekt! Rama theri “zemrën e njerëzve”! Unë mendoj se Ai duhet të tërheqë urgjentisht vendimin! Të dëmtosh arsimin është si të luash me zjarrin. Erdogani nuk do të jetë në detyrë pas disa muajsh, ai ka vdekur politikisht dhe nuk mund ta shpëtojë Ramën dhe socialistët e Shqipërisë.
PërgjigjuKa te drejte maloku, ne kete rast.
PërgjigjuKryeministri i papergjegjshem dhe lakmitar per pushtet,pasurim te paligjshem dhe vrases i shpresës se femijve dhe te rinjve,mbrojtes i korrupsionit qeveritar te kaluar e aktual,megalloman qe deshtimet qeveritare kerkon ti sfumoj me takime te presidentit amerikan e kancelarin gjerman.....
PërgjigjuNe sherbim te Sulltanit.Mbyll shkolla e nderto xhami.
PërgjigjuTani prognos gjer sa Edvin shkjau shqipfolës do ua hap një shkollë serboruse, sepse ky tradhtar m… nuk po mundet të jetojë me këtë gjuhën shqipe ”të quditshme” këtë e tha Edvin shkjau në Beograd…! Mbajeni këtë tradhtar mbajeni o të verbuar
PërgjigjuShume idiot justifikimi i kryeministrit.
PërgjigjuMbyllja e cdo shkolle noramale,eshte regres.Te gjithe e kuptojne pse ju po e mbyllni shkollen.Ja plotesove deshiren Erdoganit
PërgjigjuEdo,kete rradhe po ja fut kot.Dihet pse e mbylle shkollen.Me keto veprime po behesh qesharak si Sala.
Përgjigju