Kronikë

Studentët e mjedisit mësim të hapur në Landfillin e Sharrës, njihen me menaxhimin e mbetjeve

21 Korrik 2021, 12:00| Përditesimi: 21 Korrik 2021, 23:18

  • Share

TIRANË- Zona e Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë, e cila njihet ndryshe si Landfilli i Sharrës, priti dhjetra studentë dhe pedagogë të Universitetit Politeknik dhe Universitetit Bujqësor në kuadër të programeve mësimore.

Studentët e “Burimeve Natyrore”, të “Energjisë së Rinovueshme”  dhe të “Mjedisit” mbyllën vitin shkollor në një mësim të hapur mbi njohjen e menaxhimit të integruar të mbetjeve  dhe standartet mjedisore që aplikohen  nga shoqëria koncesionare  “Integrated Energy”.

"Falënderojmë kompaninë koncesionare “Integrated Energy” për mikpritjen dhe për bashkëpunimin patjetër. Tashmë falë tyre është e mundur që studentët të vijnë dhe të vëzhgojnë nga afër proceset në një ambient me cilësi shumë më të lartë në krahasim me situatën e mëparshme që ishte landfilli i Tiranës. Siç shohim, cilësia e ujërave është përmirësuar, e tokës dhe gjithashtu e ajrit. Nuk është një zonë e degraduar dhe me rreziqe potenciale shëndetësore. Tashmë është një zonë e shëndetshme, ku shohim bioindikator e ndryshëm të faunës dhe florës, si ujore dhe tokësorë”, tha Pedagogu u Departamentit të Mjedisit dhe Burimeve Natyrore në Universitetin Bujqësor, Adri Erebara.

Studentët mbetën të impresionuar nga vizitat në kapanonin ku do të bëhet seleksionimi manual dhe automatik i mbetjeve, si dhe nga format e depozitimit të mbetjeve.

 “Realisht e kisha dëgjuar në media, interneti dhe të gjitha dhe ishte eksperiencë shumë e bukur që ne arritëm ta shikojmë nga afër atë që ne kemi studiuar dhe kemi parë nga televizioni”, tha Xhesiana Braka, Studente e Menaxhimit të Burimeve Natyrore në Universitetin Bujqësor.

“Më bëri përshtypje çdo gjë. Ishin teknologjitë e fundit që ishin përdorur dhe ambienti ishte goxha i mirë”, tha studentja e Inxhinierisë së Agromjedisit, Fatime Voda. 

“Ishte eksperiencë shumë e këndshme dhe besoj se do të vij prap”, përfundoi  Sara Ahmeti, studente e Menaxhimit të Burimeve Natyrore në Universitetin Bujqësor.

Nxënësit vëzhguan nga afër edhe se si cilësia e ujit, tokës dhe ajrit, ka ndryshuar rrënjësisht dhe u ballafaquan me një zonë, e cila respekton mjedisin dhe e mbron atë.

Zona e Trajtimit të Mbetjeve të Tiranës është kthyer për studentët e universiteteve privat dhe publik në një zonë studimore dhe laborator shkencor. Landfilli i Sharrës është një vend unik në Shqipëri për kryerjen e studimeve të thelluara master doktotarurë dhe më tej. 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Den: 21/07/2021 16:34

    Bravo…vazhdoni duke bere vepra te mira si edhe praktika te tilla per studentet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?