Nxënësit e shkollës profesionale të Durrësit ndërtojnë impiante dhe makineri bujqësore, Mërkuri: Punën e kanë të sigurt

10 Maj, 15:51| Përditesimi: 10 Maj, 16:00

  • Share

Me njohuritë e përftuara në shkollë nxënësit e “Beqir Çelës” apo siç njihet ndryshe ‘shkolla zvicerane” kanë instaluar impiantin dixhital të vaditjes së lulishtes. 

“Kemi punuar gjatë vitit shkollor 5 veta për impianin e sistemit vaditës, puna është bërë me krah kemi shtruar kanale. Kemi vendos pompat. Kemi ka ujë 24 orë për 4 zona të gjelbëruara”, tha nxënësit.

Impianti është një ndër punimet e shumta që u prezantua nga nxënësit në panairin e arsimit profesional.

“Kjo është pajisje për punimin e tokave është modifikuar me sfurk për punimin dhe frezimin e tokave bujqësore”, tregon një tjetër nxënës.

Në shkollen e mesme profesionale mësojnë 1200 nxënës jo vetëm nga Durrësi por dhe nga rrethet, të cilët qendrojne ne konvikte.

Drejtori i Shkollës Fatmir Mërkuri shrepehet për Report tv se "shkolla është e akredituar në të gjitha programet, transport, teknologji dhe mekanike, etc. Vitet e fundit ka ndryshuar orientimi, biznesi kërkon shkollën dhe jo shkolla biznesin sepse ka nevojë për specialistë të kualifikuar. Nga statistikat 80 për qind e nxënësve që mbarojnë arsimin e mesem profesional janë punësuar”.

Qeveria dhe UNDP kanë investuar 6 milion euro për shtimin e godinave arsimore dhe laboratorëve në shkollën “Beqir Çela”.

R.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?