Politikë

Nxënësit hynin nga dera anësore, Benet Beci mban fjalën! Liron nga zaptimi i paligjshëm oborrin e shkollës (VIDEO)

22 Shtator, 13:05| Përditesimi: 22 Shtator, 13:19

  • Share

Pas denoncimit të bërë nga vetë ai, kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka mbajtur fjalën dhe ka liruar sot hapësirën e uzurpuar përpara portës hyrëse të shkollës “Ali Laçej”.

Benet Beci ka publikuar në llogarinë e tij në facebook pamje nga shembja e ndërtimit ma leje që detyronte nxënësit e kësaj shkolle të hynin në ambientet e brendshme duke përdorur derën anësore.

“U tha, u bë!

Oborri i kthehet shkollës “Ali Laçej” pas zaptimit shumëvjeçar. I hapet rrugë rehabilitimit të të gjithë sheshit”, shkruan Benet Beci.

K.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agron: 23/09/2025 20:48

    Bravo! Kur ligji nuk ben dallim, nuk ka as rezistence per tu zbatu... Jepni me shume shembuj si ky dhe njerezit do jetojne me shijen e te drejtes, pavaresisht nga problemet qe kane...

    Përgjigju
  • Iris: 23/09/2025 06:37

    Bravo z.Beci!

    Përgjigju
  • Eri: 22/09/2025 13:25

    Njejte edhe tek Drita Pelinku, hyjne femijet si zhapiq, te zaptuara nga parkingjet private qe e bejne edhe trafikun mullar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?