Pas denoncimit të bërë nga vetë ai, kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka mbajtur fjalën dhe ka liruar sot hapësirën e uzurpuar përpara portës hyrëse të shkollës “Ali Laçej”.
Benet Beci ka publikuar në llogarinë e tij në facebook pamje nga shembja e ndërtimit ma leje që detyronte nxënësit e kësaj shkolle të hynin në ambientet e brendshme duke përdorur derën anësore.
“U tha, u bë!
Oborri i kthehet shkollës “Ali Laçej” pas zaptimit shumëvjeçar. I hapet rrugë rehabilitimit të të gjithë sheshit”, shkruan Benet Beci.
Komente

Njejte edhe tek Drita Pelinku, hyjne femijet si zhapiq, te zaptuara nga parkingjet private qe e bejne edhe trafikun mullar.
Përgjigju