Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka deklaruar se kryeministri Edi Rama dhe Erjon Veliaj kanë premtuar që do të bënin rindërtimin dhe viti i ri shkollor nuk do të gjente askënd pa shkuar në bankën e shkollës tek shkollat e rindërtuara, por sipas saj një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Zhupa ka shkuar për të biseduar me prindërit dhe nxënësit e shkollës në Pezë Helmës, e cila u shemb si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit. Ajo tha se megjithëse ishte premtuar që shkolla do të përfundonte në shtator, nxënësit do të transferohen në shkollën e Vaqarrit, ku për të shukuar nevojitet transport publik ose me makinë provate.
Gjatë bisedës prindërit thanë se është krejtësisht e pamundur që të ndiqet procesi mësimor në Vaqarr pasi fëmijët me orare të ndryshme duhet të kenë në dispozicion një njeri për ti marrë e për ti çuar në Vaqarr me makinë pasi vetë fëmijët e kanë të pamundur.
"Vetë nxënësit thonë se e kanë të pamundur të ndjekin mësimin normal, pasi me katër turne do të përfundojnë mësimin pasdite në orën 20.00 dhe nuk kanë mundësi të kthehen vetë nga Vaqarri", thonë banorët.
“Kjo është një shkollë që ka mbajtur 300 nxënës dhe rreth 60 parashkollorë që studionin në ambientet e kësaj shkolle.
Kjo shkollë ka një vit që është shkatërruar dhe është lënë në harresë nga shteti.
Ndërkohë që Edi Rama dhe Erjon Veliaj kanë premtuar që do të bënin rindërtimin dhe viti i ri shkollor nuk do të gjente askënd pa shkuar në bankën e shkollës tek shkollat e rindërtuara, ne kemi në fakt një vit të ri shkollor që na gjen pa as edhe një shkollë të rindërtuar.
Sot nuk është rindërtuar asnjë shkollë në të gjithë Shqipërinë, për t’i siguruar nxënësve vazhdimësinë e vitit te ri shkollor në kushte normale.
Janë lajmëruar se do të vazhdojnë në Vaqarr, Vaqarri është shumë larg me Pezë Helmësin dhe duhet transport publik ose makinë.
Është vendosur që nxënësit të bëjnë mësim me nga 20 min me 4 turne duke vazhduar deri në orën 8 të darkës. Pamundësi për edukim cilësorë dhe pamundësi që brenda klasave të merret dija, të bëhen pyetjet e nevojshme nga nxënësit që duan të shkollohen dhe të marrin dije për jetën por më e keqja është se si familjet e tyre do ta përballojnë çuarjen e fëmijëve në këto shkolla dhe kthimin nga shkolla”, - deklaroi Zhupa.
Shkolla ne Peze te vogel po punohet per ta rindertuar kurse shkolla tjeter nuk ka pesuar asgje, u habit i gjithe komuniteti perse e nderpre mesimi aty.
Përgjigju