Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Servete Maçi”, në Tiranë kanë realizuar një video sensibilizuese për mbajtjen e maskave në shkollë, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.
Nxënësit shprehen se mbajtja e maskës në kushtet e pandemisë së COVID-19 është e domosdoshme sepse ruan shëndetin e tyre dhe prindërve të tyre.
Kryeministri Edi Rama ka postuar ditën e sotme videon sensibilizuese të nxënësve.
Të rinjtë kanë dhënë këshilla për moshatarët e tyre se si duhet të mbajnë maskën gjatë qëndrimit në shkollë.
“Gjatë qëndrimit në shkollë duhet të kemi kujdes që të prekim sa më rrallë maskën. Në rast se na duhet ta heqim duhet të kemi kujdes: e heqim nga pjesa e pasme e maskës dhe lajmë menjëherë duart dhe përdorim dezinfektantë në fund”, thotë njëri nga nxënësit.