Nxihet historia e Juventusit në Champions League, tifozët vërshëllejnë futbollistët! Fitorja e Paris SG, Messi vendos rekord

15 Shtator 2022, 10:54| Përditesimi: 15 Shtator 2022, 15:14

  • Share

Juventus rrezikon shumë që ta mbyllë aventurën në Champions League në fazën e grupeve. Kjo pasi bardhezinjtë janë mposhtur në Torino me rezultatin 1-2 nga Benfica, duke marrë humbjen e dytë radhazi në nisje të sezonit, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e këtij klubi në Champions League.

Për më tepër Juventus realizoi fillimisht me Milik, ndërsa më pas portugezët barazuan me Joao Mario-n para se Neres të përmbyste shifrat. Në fund tifozët refuzuan të duartrokisnin futbollistët e Juventusit, ndërsa këta të fundit morën vetëm vërshëllima.

Në sfidën tjetër të këtij grupi Paris SG mposhti 1-3 Maccabi Haiffa-n, me Messi-n i cili realizoi një nga golat. Kjo e bëri atë futbollistin e vetëm në histori që realizon në 18 kompeticione rradhazi të Champions League.

Ne.k./KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?