Foshnja që u nxorr e gjallë nga rrënojat

Nxirret e gjallë nga rrënojat pas 60 orësh foshnja 20-ditëshe në Turqi, në duar kishte flokët e nënës së saj (VIDEO)

9 Shkurt 2023, 13:42| Përditesimi: 9 Shkurt 2023, 13:51

  • Share

Pas 60 orësh kërkime, një foshnjë vetëm 20-ditëshe është nxjerrë mrekullisht e gjallë nga rrënojat në Hatay në Turqi, pas tërmetit 7.9 ballë që goditi vendin mëngjesin e 6 shkurtit e që u ka marrë jetën mijëra personave.

Ajo u nxor shëndoshë e mirë nga rrënojat e banesës ku jetonte. Por, ajo që e bën me prekëse ngjarjen, është se në imazhet e publikuara nga ekipet e shpëtimit, është vënë re se foshnja e quajtur Kerem Ağırtaş, mbante në dore flokët e nënës së tij.

Përtej dramës që ka përfshirë Turqinë, Kerem ishte një shpresë më shumë në punën e ekipeve të shpëtimit për gjetjen e personave të tjerë të gjallë.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?