Foto ilustruese

Berat, nxirrnin gurë dekorativë nga mali i Tomorrit, 3 të arrestuar, në kërkim 5 administratorë subjektesh

28 Nëntor, 11:42| Përditesimi: 28 Nëntor, 14:09

  • Share

Berat- Tre persona janë arrestuar dhe 5 të tjerë janë vendosur në pranga pasi nxirrnin gurë dekorativë nga mali i Tomorrit.

Një prej të arrestuarve dhe 5 të tjerët në kërkim janë administratorë të subjekti.

 “Shërbimet e Policisë pas kontrollit të ushtruar ditën e djeshme, arrestuan në flagrancë  të shtetasve: B.  L., 49 vjeç, (administrator subjekti), F. L., 42 vjeç, (vëllai i administratorit), Sh. L., 43 vjeç, (kushëriri i tij), të tre banues në Berat. Gjatë kontrollit në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit, janë konstatuar duke larguar mjetin ekskavatorë, të cilin dyshohet se e përdornin për të nxjerrë gurë dekorativë.

Në përfundim të veprimeve të kryera për konstatimet gjatë kontrolleve të kryera ditën e  djeshme, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim 5 administratorë subjektesh të tjerë, konkretisht shtetasit L. Q., E. Q., B.L., D. L., dhe N. T.,  pasi dyshohet se kanë nxjerrë pllaka guri dekorative, në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit”, informoi sot policia.

Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet drejtori dhe një specialist i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura  në Berat.

"Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasit L. H., 36 vjeç, me detyrë Drejtor i AZDM Berat, dhe F. N., 55 vjeç, (specialistë në AZDM Berat), të dy banues në Berat" thuhet më tej në njoftimin e bluve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale  "Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura", "Fshehje të ardhurave" dhe  "Mospagimi i taksave".

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?