Foto ilustruese

Nxirrnin inerte nga shtratet e lumenjve Seman e Shkumbin, gjobiten me nga 2 mln lekë 2 biznese, vihet nën hetim 45-vjeçari

2 Shtator 2020, 10:00| Përditesimi: 2 Shtator 2020, 11:59

  • Share

LUSHNJE- Dy biznese që dëmtonin shtratin e dy lumenjve, Seman dhe Shkumbin janë gjobitur nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Gjoba ndaj tyre është 2 mln lekë, pasi nxirrnin inerte nga shtratet e lumenjve. Gjithashtu është vënë nën hetim personi  A.H, 45 vjeç, banues në lagjen 1 Maji, Kuçovë i cili merrte materialin inert pa leje në shtratin e lumit Seman, në fshatin Salcë, Kozare.

"IKMT, gjatë kontrollit përgjatë rrjedhës së lumit Seman, fshati Murriz u konstatua se një subjekt kryente veprimtari të marrjes së materialit inert pa leje në shtratin e lumit Seman. Ndaj këtij subjekti, IKMT mori masë administrative me gjobë 2 milion lekë, për shkeljen e kryer.

IKMT, gjatë kontrollit përgjatë rrjedhës së lumit Shkumbin, bashkia Lushnje konstatoi se njē tjetër subjekt kryente veprimtari të marrjes së materialit inert pa leje në shtratin e lumit Shkumbin. Ndaj këtij subjekti, IKMT mori masë administrative me gjobë 2 milion lekë, për shkeljen e kryer.

IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore në vend si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi, dhe njëkohësisht fton çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital", njofton IKMT.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?