Foto ilustruese

Kronikë

Nxirrte gurë dekorativ nga Mali i Tomorit, vihet në hetim 47-vjeçari në Berat

5 Qershor 2021, 16:08| Përditesimi: 5 Qershor 2021, 16:29

  • Share

BERAT- Policia e Beratit ka vënë në hetim një 47-vjeçar ditën e sotme, pasi u konstatua se ka nxjerrë pllaga guri dekorative nga Mali i Tomorit.

Pocedimi penal i shtetasit S.GJ. ka ardhur në zbatim të masave për goditjen e paligjshmërisë në fushën e mbrojtjes së mjedisit. 

Policia sqaron se kontrollet për parandalimin e goditjeve të krimeve mjedisore do të vijojnë e për këtë apelon qytetarët që të denoncojë çdo rast konstatimi në numrin 112.

Njoftimi i plotë Policisë:

Berat

Vijon zbatimi i planit të masave për goditjen e paligjshmërisë në fushën e mbrojtjes së territorit, si  dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Në vijim të kontrollit të ushtruar për mbrojtjen e territorit, shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht shtetasin:

S. Gj.(B.D)., 47 vjeç, pasi gjatë kontrollit në një ambient të hapur i janë gjetur pllaka guri dekorativ, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në mënyrë të kundraligjshme në Malin e Tomorit, nga ky subjekt i cili rezulton i palicencuar.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?