Nxirrte inerte pa asnjë dokument në zonën e mbrojtur Krastë-Verjon, arrestohet 34-vjeçari në Krujë

27 Janar 2023, 08:27| Përditesimi: 27 Janar 2023, 08:37

  • Share

KRUJË - Një 34-vjeçar i identifikuar si Durim Priska është arrestuar nga policia pasi nxirrte inerte pa asnjë dokument. Gurorja që kishte administrator Priskën nxirrte inerte në zonën e mbrojtur Krastë-Verjon.

Priska u arrestua një ditë më parë në kuadër të operacionit të koduar "Mjedisi" pasi nga kontrolli i ushtruar në subjektin gurore që ai administronte, u konstatua se nuk dispononte dokumentacionin përkatës për ushtrimin e aktivitetit të nxjerrjes dhe përpunimit të materialeve inerte e gurore. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Shpërdorimi i tokës”, “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Prerja e paligjshme e pyjeve“, “Transportimi i mbetjeve toksike” dhe “Prerja e drurëve dekoratovë e frutorë”.

Më herët, gjatë fazës së parë dhe të dytë, nga kontrolli i ushtruar në territor, është arrestuar në flagrancë administratori i një guroreje që nuk dispononte asnjë dokument, si dhe janë proceduar penalisht 6 shtetas, administratorë të 6 guroreve, për mungesë dokumentacioni, ndotje ajri dhe shpërdorim toke.

Operacioni vijon deri në përfundimin e kontrollit të plotë të territorit, për të verifikuar dhe për të kontrolluar të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitetet e nxjerrjes dhe të përpunimit të materialeve inerte dhe gurore.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nikla: 29/01/2023 13:55

    Ne zeze te Nikel po shkaterrohen kodrat Askush nuk vien mi pak Po behet masaker mjedisore Po marin shtufin e po e shesin per zhavore, dhe pastaj thoni pse u prish rruga? Po se duan te na vjdhin pra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?