Nxirrte pllaka dekorative në malin e Tomorit dhe i shiste me dokumente false, arrestohet administratori i firmës private

19 Shtator 2020, 09:55| Përditesimi: 19 Shtator 2020, 10:05

  • Share

BERAT- Një muaj hetime kanë çuar në pranga 36-vjeçarin, administrator i një firme private që nxirrte pllaka dekorative në malin e Tomorrit. Në pranga ka rënë A.B., 36 vjeç, banues në fshatin Poliçan, Skrapar.

Shqiptarja.com mëson nga burime zyrtare se 36-vjeçari nxirrte në mënyrë të kundërligjshme pllaka guri dekorative në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar", duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur. Më pas i shiste me dokumentacion dhe fatura të falsifikuara.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, ‘’Fshehja e të ardhurave’’ dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Andi: 19/09/2020 13:55

    Mos i lini keta plehra te prishin malin e tomorrit,,,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?