KRUJË- Arbis Shima, 29 vjeç është arrestuar nga policia pasi ishte dënuar me 5 vite burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.
Sipas policisë në vitin 2020, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka nxitur një 17-vjeçare, për të përdorur lëndë narkotike, si dhe ka qenë i implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Denoncimi nga abuzimi i të rinjve u bë nga e mitura në korrik të 2020, e cila deklaroi në polici se shfrytëzohej seksualisht dhe drogohej me kokainë. Kjo bëri që policia të arrestojë 4 persona dhe 2 të tjerë i shpalli në kërkim, mes tyre dhe organizatori i grupit kriminal që merrej me prostitucion dhe trafikim të lëndëve narkotike, Alket Brata.
Asokohe Shqiptarja.com siguroi dosjen e 15-vjeçares dhe dëshminë e saj, ku tregohej se si e mitura ra pre e shfrytëzimit seksual nga 6 persona. Në dëshminë e saj thuhet se më një bisedë me Alket Brata i kishte thënë personalisht "se do të dërgoj për të punuar në Greqi se ti nuk je për asgjë veç për punuar si punëtore seksi".
Në lidhje me ngjarjen policia ka arrestuar Edison Çangu, 28 vjeç, Fatjon Leka., 25 vjeç, Leonard Stafa, 17 vjeç.