Nxiti trazirat në Brazil, Gjykata e Lartë urdhëron hetimin e Bolsonaros pas sulmeve në ndërtesat qeveritare

14 Janar 2023, 09:59| Përditesimi: 14 Janar 2023, 14:15

  • Share

BRAZIL- Gjykata e Lartë e Brazilit ka urdhëruar të premten që ish-presidenti Jair Bolsonaro duhet të hetohet nëse ka lidhje me trazirat e së dielës në kryeqytet. Ky vendim i Gjakatës së lartë vjen disa ditë pasi ish-presidenti publikoi një video në cilën vihej në dyshim legjitimiteti i zgjedhjeve presidenciale që u zhvilluan në muajin tetor. Prokurorët thanë se Bolsonaro mund të ketë nxitur mbështetësit e tij me pretendime të tilla dhe prandaj i kërkuan Gjykatës së Lartë që ta përfshijnë edhe Bolsonaron në hetim.

Videoja e publikuar nga Bolsonaro pretendonte se presidenti Luiz Inácio Lula da Silva nuk u votua, por u zgjodh nga Gjykata e Lartë dhe autoriteti zgjedhor i Brazilit. Duke vënë në pikëpyetje votimin "Bolsonaro do të kishte nxitur publikisht kryerjen e një krimi", tha zyra e prokurorit të përgjithshëm (PGR) në një deklaratë.

Ndërsa videoja u postua pas trazirave të së dielës dhe u fshi më vonë, zyra e prokurorit të përgjithshëm argumentoi se përmbajtja e saj ishte e mjaftueshme për të justifikuar hetimin paraprak të Bolsonaros. Gjykatësi i Gjykatës së Lartë, Alexandre de Moraes, njoftoi se Bolsonaro do të përfshihej në hetim për nxitjen e trazirave.

Sipas shumë analistëve në Brazil, Bolsonaro ka nxitur turmën e ekstremit të djathtë që bastisin Parlamentin, Gjykatën e Lartë dhe zyrat presidenciale. Ish-udhëheqësi i Brazilit mund të përballet me pasoja penale nëse gjendet fajtor, sepse ka dhënë ndihmë në themelimin e një lëvizjeje ekstremiste dhe ka nxitur trazira kundër rendit kushtetues.

Trazirat në Brazil erdhën pasi mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro nuk pranuan ndërrimin e pushtetit. Rreth 3 mijë protestues sulmuan tre institucionet kryesore të Brazilit, Kongresin, Pallatin Planalto (selia e qeverisë) dhe Gjykatën e Lartë. Mbështetësit e Bolsonaros kanë pretendime mbi pa rregullsinë në mënyrën se si u realizuan zgjedhjet e tetorit. Rreth 15000 demonstrues u arrestuan, ndërsa ish-presidenti Bolsonaro është shtruar në një spital në Florida me dhimbje barku.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?