Nis trajnimi për 1800 fermerëve në fushën e teknologjisë! Rama nga UBT: Fshati jo më në mbijetesë! Prodhojmë 97% të qumështit, 55 mln euro më shumë eksporte

5 Tetor 2022, 11:48| Përditesimi: 5 Tetor 2022, 13:45

  • Share

Është prezantuar në Universitetin Bujqësior skema Kombëtare e Trajnimit në Bujqësi, ku 573 ekspertë do të angazhohen në trajnimin e 1800 fermerëve në  gjithë vendin, në fushën e teknologjisë bashkëkohore. I pranishëm në prezantimin e skemës nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Kryeministri Rama nënvizoi rëndësinë e dijes për të arritur tek suksesi. Për kryeministrin Edi Rama, bujqësia është në rrugën e duhur, ndërsa i’u përgjigj dhe kritikave.

‘Duam që këtu te jetë pika e referencës për biznesin. Në vite më parë ka qenë në institucion ekselence europiane. Kemi pasur një nga të pakta oaze të dijes dhe shkencës që ishte në nivel europian. Sot me këtë program në hyjmë në një fazë të re. Kjo nuk është një nismë që behet tani dhe ndalet tani, por për diçka që duam që të mbetet në vazhdimësi, të përmirësohet hap pas hapi dhe të plotësohet. Me financimin nga kjo skenë duhet të japë kredite për ato që janë politikzbatuesit e pushtetit ekzekutiv në territor. Të bëjmë çmos që ta shtrijmë sa më shumë kapilaritetin e rrugëve të dijes. Bujqësia dhe prodhimi bujqësor shqiptarë ka rritje të qëndrueshme, qoftë në sasi, qoftë në eksport.  Bujqësia dhe prodhimi vendas rritet në volum dhe në masë financiare eksportesh. Sot që flasim kemi konkretisht 55 mln euro eksporte më shumë në 8 mujorin e parë të 2022. 8 mln euro më shumë se viti i mëparshëm. Në 2017, 1.9 mln fidanë të certifikuar, sot kemi 35 fidanë të certifikuar pra që nuk ka surpriza për fermerët. Po prodhojmë97% të qumështit në Shqipëri. Kemi parë protesta rrugës duke dredhur qumësht. Ndërkohë që flasim për zhdukje të gjedhëve kemi një rritje të prodhimit dhe shifra domethënëse. Censusi i bërë në të shkuarën ka qenë komplet fiktiv, të bëra në zyrë. Sot jemi këtu për një program të ri, por nuk është i vetmi. Jemi edhe për një proces ndërkombëtarizimi. Duhet ta kthejmë në një qendër akademike ekselence rajonale.’- u shpreh Rama.

Për herë të parë në Shqipëri organizohet Skema Kombëtare e Trajnimit në Bujqësi, e cila synon të përditësojë informacionin e ekstensionistëve në bujqësi dhe fermerëve, për të arritur në një bujqësi më inovative, nëpërmjet transmetimit të njohurive të reja ose kombinimet e reja të njohurive ekzistuese.

Ky trajnim, është i pari që zhvillohet në shkallë vendi dhe përfitojnë 1800 fermerë që prodhojnë për tregun vendas dhe për eksport. Kurset do të zhvillohen në bashkëpunim me specialistë të qendrave të transferimit të teknologjisë dhe fermerë që përdorin praktika të reja kultivimi.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sefer daja: 05/10/2022 17:22

    Të paçim sa malet Ram Efendi! Çdo gjë për te cilën ti flet, ne ,popullit na e "fut" dysh! Fole kur more pushtetin për energjinë, tashi energjinë jo vetem po e paguajme më shtrenjt se në 2013 por na është bërë "gogoli" i ditës! Pastaj fole për ndërtimet( me leje e pa leje) .Tani m2 i apartamenteve eshte 30-70% më i larte! Kur fillove tu i kthyer sytë nga shëndetësia"falas", ra kovidi e shyqyr na fali Zoti! Kur fillove të flisje për "fushat e mëdha naftë-mbajtëse" të Shqipërisë, naftës ju bo "nafta", e zumë vendin e tretë ne Europë për çmimin më të larte te saj!! Vjet u more me turizmin, sivjet më lirë kushtonin pushimet në Maldive se sa në Mal të Robit! Tani që ti flet për bujqësi , fruta-perimet po bëhen "Moll e ndalume" për shqiptarët, bulmetit vetëm i marrim erë, ndërsa mishi është bërë ...ish! Dy gjëra i japin shpjegim kësaj situate: -Ose ti(ju) nuk bëni politika për të mbrojtur popullin por i shërbeni klasës së pasur, ..ose ti(ju), jeni shumë të mirë( në krahasim me Salën), por thjesht jeni: TERS!!!

    Përgjigju
  • wendi: 05/10/2022 14:54

    ka lezet bujqesia esht nje nder sektoret me te rendesishme dhe me vjen mire qe investoni me mend

    Përgjigju
  • leo: 05/10/2022 14:54

    ne kete menyre ben qe dhe te rinjte te angazhohen dhe mos te largohen nga vendi

    Përgjigju
  • denis: 05/10/2022 14:53

    fermeret po marrin nje mbeshtetje te madhe keto kohet e fundit,respekte

    Përgjigju
  • klajdi: 05/10/2022 14:42

    aq me shume sprodhim aq me shume fitim dhe sa me shume prodhues te rinje produktet e buqesis jan te nevojshme per cdo shtet

    Përgjigju
  • mergim: 05/10/2022 14:40

    sa me shume prodhues aq me mire dhe aq me shume do te prodhum do te kemi

    Përgjigju
  • lami: 05/10/2022 14:37

    bravo me vjen mire qe kemi patur rritje te prodhimit jo vetem te qumshit por te cod produktit tjeter buqesor

    Përgjigju
  • elda: 05/10/2022 14:32

    vetem vitet e fundit fermeret kane lehtesira te tilla fale gjithe vemendjes qe i ka kushtuar qeveria

    Përgjigju
  • flavio: 05/10/2022 14:27

    ja pra kto jane mbeshtetjet qe i duhen fermereve per te rritur kapacitet e tyre

    Përgjigju
  • Luan: 05/10/2022 13:53

    Suvencione po , trajnime po , po i beni fermeret shqiptare shembull , doni ti beni te skseshem me zor.

    Përgjigju
  • Alban: 05/10/2022 13:51

    Vemendja qe i keni kushtuar bujqesise eshte per tu vleresuar en maksimum , respekte per ju dhe gjithe fermeret kudo jane.

    Përgjigju
  • Ardit: 05/10/2022 13:47

    Bravo ju qofte me investimin qe keni bere per keto prodhues te produkteve bujqesore

    Përgjigju
  • Genci: 05/10/2022 13:45

    Kjo eshte bujqesia qe duam

    Përgjigju
  • Teo: 05/10/2022 13:44

    Mbeshtetja qe ju I keni dhene fermerve ka qen mjft prandaj dhe prodhimi vendas ka filluar te rritet

    Përgjigju
  • Alban: 05/10/2022 13:44

    Kjo po qe eshte nje arritje nuk varemi nga mallrat e huaja

    Përgjigju
  • Eno: 05/10/2022 13:43

    Sa me shume prodhimi vendas te kemi aq me shume perfitim do te kemi

    Përgjigju
  • Ani: 05/10/2022 13:42

    Bujqesia ne vend ka filluar peresi te lulezoj kjo fale suvensioneve te dhena

    Përgjigju
  • Tili: 05/10/2022 13:41

    M vjen shume mire qe shqiperia po ecen me ritme te shpejta dhe cdo sektor po merr nje zhvillim me te gjere

    Përgjigju
  • Ylli: 05/10/2022 13:41

    Sot kemi nje prodhimtari shume me te larte ne raport me ate kohe m perpara

    Përgjigju
  • Lala: 05/10/2022 13:33

    Ju lutem 2 sufllaqe dhe nji dhall te ber me kosin QE kushton 1800lek nga 1100 QE kushtonte vjet Kur nuk e kishin arritur 97% te prodhimit te qumshtit Brenda vendit.

    Përgjigju
    • Sefer daja: 05/10/2022 17:30

      Nji sufllaqe "Lale" se dhe ajo osht bo 2400 nga 1200! Çdo gjo qe permend "i modhi", çuditërisht, dhe pse rritet prodhimi, i rritet çmimi!!! A e shpjegojnë dot këtë gjë "ekspertët sufllaqexhi" të partisë??? Se në kapitalizëm, funksionon ndryshe! Po si gjithmon: Të rrojë ...partia! ( ps: dhe mos gënje Lale????????, se 1800 osh kosi mo i lirë, ai me qumësht pluhur serb, se un jom lemerisur, kur një kos "natyral" që e merrja 1400lek, e pash dje 2700!!!)

  • Sara: 05/10/2022 13:23

    Tashme me keto trajnime qe po i ofroni fermereve jam e sigurt qe do ecin shume perpara dhe me teknologjite e reja do kene edhe me shume lehtesira per te pasur sa me shume zhvillim

    Përgjigju
  • Enea: 05/10/2022 13:21

    kohet e fundit kemi pare qe sektori i bujqesise ka marre shume zhvillim fale vemendjes qe ju i keni dhene ,ju lumte

    Përgjigju
  • Jani: 05/10/2022 13:15

    Nje mundesi mjaft e mire per fermeret qe te mesohen me teknologjine e te trajnohen nga specialiste

    Përgjigju
  • Dori: 05/10/2022 13:07

    Specialist qe do trajonin fermeret bravo qe ua mundesuat kte

    Përgjigju
  • Elton: 05/10/2022 13:06

    Sa mir sa shum eshte zhvilluar ubt dhe prandaj po iki aq shum student

    Përgjigju
  • kleona: 05/10/2022 12:39

    ky trajnim do i bej mire fermereve te vendit per tu trajnuar nga specialit te UBT

    Përgjigju
  • elma: 05/10/2022 12:37

    po behen pune shume te mira ne vendin tone sidomos ne sekstorin e bujqesise kryesisht tani ne ubt

    Përgjigju
  • Kevi: 05/10/2022 12:21

    Bujqesia eshte pjes e rendesishme e ekonomis dhe po ben shum mir qeveria qe po i fal ter kete vemendje

    Përgjigju
  • Ola: 05/10/2022 12:20

    Fal keti trajnimi do te behet e mundur qe te kemi me shume prodhim ne vend

    Përgjigju
  • Ada: 05/10/2022 12:19

    Qeveria ka filluar te investoj dhe ti japi vemendje te madhe bujqesis kohet e fundit. Me keto praktika qe do te zhvilloj do te rritet akoma me shume prodhimi

    Përgjigju
  • Agim: 05/10/2022 12:16

    Mir qe u kthyen syt dhe nga fermeret e bujqsia se esht nje pjes e rendsishme e ekonomise

    Përgjigju
  • Qumeshti: 05/10/2022 12:15

    Po ça 97% ,shko i her ne supermarket dhe shife 97 per qinçen o kryeminister, esht 2000 lek litri

    Përgjigju
  • Elda: 05/10/2022 12:15

    Ndihmes e madhe per fermeret me kte trajnim per fermeret

    Përgjigju
  • Sonila: 05/10/2022 12:12

    Ubta po zhvillohet shum si shkoll dhe jo vetem me kto trjanime

    Përgjigju
  • Albana: 05/10/2022 12:10

    Prodhimtaria duket qe po shtohet shum nga zhvillimet e medha te bera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?