Foto e medias serbe Kurir, Kombëtarja në stërvitje

Sport

Nxjerrin foto dhe video nga stërvitja e Kombëtares, media serbe mburret: I spiunuam shqiptarët në mes të Tiranës

6 Qershor, 10:33| Përditesimi: 6 Qershor, 10:35

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan kundër Serbisë nesër (e shtunë 7 qershor, 20:45) në stadiumin "Arena Kombëtare" të Tiranës. Në një sfidë delikate për fatet e Grupin K kualifikues të Kupës së Botës, dueli për tanët vlen tri pikë, ndërsa shumë tifozë janë duke e parë më shumë se një ndeshje futbolli.

Ndërkohë media serbe "Kurir" ka qenë në Tiranë të enjten dhe ka spiunuar stërvitjen e drejtuar nga Sylvinho. Trajnimi i Kombëtares është vetëm 15 minutat e para i hapur për mediet, ndërsa gazetari i "Kurir" ka qenë kurioz dhe media serbe me mburrje thotë se kanë spiunuar lëvizjet taktike të tanëve.

Media në fjalë ka publikuar foto dhe video nga stërvitja e tanëve, ndërsa gazetari ka qenë jashtë rrethimit të "Shtëpisë së Futbollit". "Spiunuam shqiptarët në mes të Tiranës, ja si po e përgatisin ndeshjen kundër Serbisë", kështu titullohet lajmi i publikuar.

Më shumë se detaje taktike, "Kurir" mburret që ka bërë disa foto dhe video në Tiranë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?