Është e trishtë një shoqëri që luftën kundër korrupsionit shpreson që t'ia bëjë Arben Ahmetaj.
Është po aq pa shpresë një grupim politik që hallet e Ahmetajt i konvergojnë me të njëjtat halle të shefit të tyre dhe bëhen bashkë për të sulmuar SPAK-un dhe drejtësinë, e cila i ka të dy nën hetim dhe të pandehur për korrupsion.
Më shumë se sa e vërteta, gjithçka është përqëndruar te show-i për të mbajtur lojën të pandryshuar, të mos dalë kurrë e vërteta dhe secili të ketë mundësi të shpëtojë çfarë të mundet.
Arben Ahmetaj është ish-numri dy i qeverisë, nxjerrja e tij si viktimë në sytë e publikut është ndihma më e madhe që mund t'i jepet çdo të korruptuari.
Ai është bashkëfajtor po aq sa Edi Rama dhe Erjon Veliaj në ato çështje, ndaj akuzat e tij kanë vlerë nëse do bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe do t'i deponojë përpara një hetuesi të BKH dhe prokurori të SPAK-ut.
Vetëm kështu ato mund të kenë vlerë publike për shoqërinë.
Në të kundërtën, çdo dalje e tij në TV thjesht do konkurrojë Big Brother VIP-in dhe do ketë po të njëjtin kontribut për publikun.
ky eshte refugjat politik me urdher nga partia!!!
PërgjigjuBëni fresk bëni..kujdes se ju ftohen shefat
PërgjigjuEdhe Rama e nxjerr veten si viktimë të atyre që tjetër i thonë e tjetër bëjnë. Dmth është i korruptuar sipas teje.
PërgjigjuNE CDO TENDER RRUGESH,,TUNELESH,ETJ. RAMA VJEDH MILIONA,,,KOT ESHTE ARRESTUAR BEQJA O LAPARDHA,,,,TE HETOHET CDO TENDER,,,ATY VIDHEN MILIONA EURO...KRYEMINISTRI MERR PARA ME THARE SI SOT ,,,SI DJE....
PërgjigjuKur nje pentit si Dumani flet, verifikohen dhe i jepet statusi, dhe priten arrestime. Flet Ahmetaj per politiken e koruptuar dhe ajdutet qe jane ne pushtet , dhe per me teper me fakte. E quajne te pa besushem se do te dali nga situata. Ahmetaj hajdut ordiner eshte. Por po jep nje dore per pastrimin e mbeturinave ne politik.
PërgjigjuPo u ka ngelur mendja per gjithcka e ka bere Rama.O njerez mblidhni mend e kokes.Nuk e rezoni dot Ramen me keto marifete te atij qoftlargut qe rri maj ballkonit.Nuk i ha njer ato Ndertoni programe te besueshme,punoni me njerezit ,hiqni germadhat e vjetra qe ju drejtojne ,promovoni njerez te ri e athere matuni me Ramen