Liangbin Chen

Kronikë

Nxjerrja nga burgu e kreut të grupit kriminal kinez, Prokuroria e Apelit tërheq ankimin në Apel!  Liangbin Chen mbetet në ‘arrest shtëpie’, Kina kërkon ekstradim

29 Shtator 2022, 12:11| Përditesimi: 29 Shtator 2022, 13:56

  • Share

TIRANË- Kreu i grupit kriminal kinez Liangbin Chen, i arrestuar në Tiranë, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar se kishte përfituar rreth 147 mln dollarë nëpërmjet mashtrimit kompjuterik në Kinë, do të mbetet në arrest shtëpie. Prokuroria e Apelit ka tërhequr ankimin, i cili ka konfirmuar kështu masën e marrë në shkallë të parë.

Disa ditë më parë, me argumentin se për shkak të gjendjes së tij shëndetësore i rrezikohet jeta në qeli, Gjykata i ka lehtësuar masën Liangbin Chen. Në raport thuhej se gjendja e tij shëndetësore nuk mund të kurohet në qeli nga mjekësia ligjore. Ndërkaq, autoritetet kineze kanë përcjellë dosjen Interpol Tirana duke kërkuar ekstradimin e tij.

Report Tv ka raportuar ekskluzivisht arrestimin e 32-vjeçarit Liangbin Chen më 21 korrik në aeroportin e Rinasit. Ai kishte ardhur nga Dubai për t’u strehuar në arrati në vendin tonë.

Kinezi akuzohet si kreu i bandës e cila ka patur selinë në qytetin Huzhou në Kinë dhe që ka kryer mashtrime në platformat online për ambiente me qira, shitje kompjuterash dhe telefonash në Dubani, Kinë dhe Emiratete Bashkuara Arabe.

Në Shqipëri, gjykata ka vendosur tij masën e sigurisë  "Arrest në burg" derisa autoritet kineze të sjellin dosjen e ekstradimit ku janë ngritur akuza për mashtrim kompjuterik me pasoja të rënda që kapin vlerën deri në 1 miliard yen kinez ose 147 mln dollarë. 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?