Programuesi Liangbin Chen

Nxjerrja nga burgu i kreut të grupit kriminal kinez, Prokuroria e Tiranës kundër, apelon vendimin! Qeveria kineze kërkon ekstradim

10 Shtator 2022, 09:37| Përditesimi: 10 Shtator 2022, 09:43

  • Share

Kreu i grupit kriminal kinez Liangbin Chen, i arrestuar në Tiranë, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar se kishte përfituar rreth 147 milionë dollarë nëpërmjet mashtrimit kompjuterik në Kinë, kërkoi lehtësim të masës së sigurisë. Prokuria ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës për lehtësimin e masës së tij. 

Report Tv mëson se prokurori ka kundërshtuar për 4 seanca kërkesën e lirimit të kreut të grupit kriminal kinez, Liangbin Chen. Prokuroria e Tiranës ka ankimuar vendimin duke i kërkuar apelit ta rikthejë në qeli.

Megjithatë, me argumentin se për shkak të gjendjes së tij shëndetësore i rrezikohet jeta në qeli, Gjykata i ka lehtësuar masën. Në raport thuhej se gjendja e tij shëndetësore nuk mund të kurohet në qeli nga mjekësia ligjore.

Ndërkaq, autoritetet kineze kanë përcjellë dosjen Interpol Tirana duke kërkuar ekstradimin e tij.

Report Tv ka raportuar ekskluzivisht arrestimin e 32-vjeçarit Liangbin Chen më 21 korrik në aeroportin e Rinasit. Ai kishte ardhur nga Dubai për t’u strehuar në arrati në vendin tonë.

Kinezi akuzohet si kreu i bandës e cila ka patur selinë në qytetin Huzhou në Kinë dhe që ka kryer mashtrime në platformat online për ambiente me qira, shitje kompjuterash dhe telefonash në Dubani, Kinë dhe Emiratete Bashkuara Arabe.

Në Shqipëri, gjykata ka vendosur tij masën e sigurisë  "Arrest në burg" derisa autoritet kineze të sjellin dosjen e ekstradimit ku janë ngritur akuza për mashtrim kompjuterik me pasoja të rënda që kapin vlerën deri në 1 miliard yen kinez ose 147 mln dollarë. 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?