Durrës/ Nxorën emrat e vrasësve me pagesë, vëllezërit Beqiraj dhe polici i burgjeve lihen në burg! Për 10 të tjerë burg me afat për 10 ditë

6 Tetor 2022, 14:58| Përditesimi: 6 Tetor 2022, 18:37

  • Share

DURRËS- Fillimisht, Gentjan dhe Indrit Beqiraj nuk u paraqitën në gjykatë për t’u mësuar më masën e sigurisë, bashkë më 12 personat e tjerë të akuzuar për pengmarrje, armëmbajtje pa leje dhe grup të strukturuar kriminal.Vëllezërit erdhën në sallën e gjyqit, nën masa të larta sigurie, pak minuta para shpalljes së vendimit. Prania e tyre në sallë, sipas burimeve, tensionoi situatën aq sa u shty për disa minuta.

Gjykata e Durrësit la në burg pa afat vëllezërit Beqiraj dhe Flamur Bejkon, policin e burgjeve që urdhëroi eleminimin fizik të dy personave të tjerë, me të cilët pati më herët konflikte. Për 10 persona të tjerë gjykata caktoi masë arrestit me afat 45 ditë, duke i lënë kohë prokurorisë për gjetjen e provave mbi akuzat e ngritura mbi ta.

Vetëm një prej të arrestuarve, Fatjon Hajdari, u la i lirë pasi u provua se nuk kishte asnjë lidhje me vepat penale që ishte akuzuar. Hajdari doli i përlotur nga gjykata. Avokatët mbrojtës të të arrestuarve kundërshtojnë vendimin e gjykatës, ndërsa sipas tyre nuk ka prova për mbajtjen në burg të tyre.

Report Tv ndërkohë siguroi të plotë dosjen që çoi në pranga 15 persona, të akuzuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin organizuan eleminimin e disa personave në Tiranë dhe Durrës.

Zbërthimi i dy vëllezërve, Indrit dhe Gentian Beqiraj ka zbardhur disa ngjarje të rënda kriminale, 2 prej të cilave kanë nisur nga një porositës, Kasandër Noga, vrasje me pagesë për kundërshtarët e tij. Ndërsa një ngjarje e tretë është porositur nga punonjësi i policisë së burgjeve, Flamur Bejko, edhe ky i arrestuar tashmë.

Kujtojmë se, 15 persona ranë në prangat e policisë së Durrësit që shkatërroi një grup kriminal që merrej me vrasje me pagesë. 

Me masën e sigurisë ‘burg pa afat’
Gentian Beqiraj, 39 vjeç banues në Durrës; Indrit Beqiraj, 32 vjeç banues në Durrës, Flamur Bejko, 52 vjeç, banues në Durrës (punonjës i Policisë së Burgjeve, Durrës)

Me masën e sigurisë burg me afat 45 ditë
Pëllumb Hoxha, 52 vjeç, banues në Fushë Krujë; Idajet Hoxha, 42 vjeç, banues në Bulqizë;  Armand Dalipi (Daka), 43 vjeç, banues në Durrës; Fatjon Myrta, 52 vjeç, banues në Sukth; Blerim Elezi, 51 vjeç, banues në Tiranë; Gentian Sheshi, 50 vjeç, banues në Durrës; Kujtim Daliallisi, 64 vjeç, banues në Shijak; Alban Hajdari, 38 vjeç, banues në Durrës; Armando Lama, 32 vjeç, banues në Durrës; Altin Celmani, 43 vjeç, banues në Tiranë (ushtarak në repartin e Pezë Helmës, Tiranë).

Lirohet nga burgu
Fatjon Hajdari, 39 vjeç, banues në Durrës

Të shpallur në kërkim:
Agron Bejdolli, 51 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”; Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi, 49 vjeç, banues në Sukth, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”; Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti, 42 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”; (Të akuzuar për pengmarrjen e një prej vëllezërve, Indrit Beqiraj)

Alban Skonja, 39 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Kevin Zeneli alias Kevin Suçi, 23 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale ‘’Vrasja’’, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Aktualisht është në kërkim ndërkombëtar, për një tentativë vrasjeje në Belgjikë. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për shtetasin Kasander Noga aktualisht i arrestuar në Belgjikë.

Ora 17:26
Jepen masat e sigurisë, burg pa afat për dy vëllezërit Beqiraj dhe punonjësin e policisë së Burgjeve! 45 ditë në qeli për 10 të tjerë

Gjykata e Durrësit ka dhënë masat e sigurisë për 14 të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Porositësit’. Gjykata caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Indrit dhe Gentian Beqirajn si dhe për punonjësin e policisë së burgjeve Flamur Bejko. Për 10 të tjerë është caktuar masa e sigurisë burg me afat për 45 ditë. Ndërsa i lirë është lënë Fatjon Hajdari.

Me masën e sigurisë ‘burg pa afat’
Gentian Beqiraj, 39 vjeç banues në Durrës; Indrit Beqiraj, 32 vjeç banues në Durrës, Flamur Bejko, 52 vjeç, banues në Durrës (punonjës i Policisë së Burgjeve, Durrës)

Me masën e sigurisë burg me afat 45 ditë
Pëllumb Hoxha, 52 vjeç, banues në Fushë Krujë; Idajet Hoxha, 42 vjeç, banues në Bulqizë;  Armand Dalipi (Daka), 43 vjeç, banues në Durrës; Fatjon Myrta, 52 vjeç, banues në Sukth; Blerim Elezi, 51 vjeç, banues në Tiranë; Gentian Sheshi, 50 vjeç, banues në Durrës; Kujtim Daliallisi, 64 vjeç, banues në Shijak; Alban Hajdari, 38 vjeç, banues në Durrës; Armando Lama, 32 vjeç, banues në Durrës; A;tin Celmani, 43 vjeç, banues në Tiranë (ushtarak në repartin e Pezë Helmës, Tiranë). Gjithashtu u referuan materialet shtesë në Prokurori, për Ilirjan Feçin, i arrestuar më parë në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.

Lirohet nga burgu
Fatjon Hajdari, 39 vjeç, banues në Durrës

Ora 16:57
Vëllezërit Beqiraj shkojnë në gjykatë nën masa të rrepta sigurie! Tensione brenda gjykatës,

Vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj, të cilët fillimisht nuk ishin paraqitur në seancën gjyqësore e cila po mbahet në Durrës, kanë shkuar në gjykatë nën masa të rrepta sigurisë. Pjesëmarrja e tyre ka shkaktuar tension në sallën e gjyqit. Senaca është ndërprerë për pak minuta, për të rifilluar pasi është qetësuar.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?