Është identifikuar i riu i cili qëlloi me armë zjarri disa ditë më parë pranë zonës së ’21 Dhjetorit’ në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur më 29 mars, ku 26-vjeçari me inicialet G. D., qëlloi në ajër një konflikt me tre persona të tjerë, për motive ende të paqarta.
Policia bën me dije se i riu është shpallur në kërkim, ndërsa po ashtu janë proceduar në gjendje të lirë edhe tre personat e tjerë L. D., 21 vjeç, E. D., 20 vjeç dhe M. A., 20 vjeç, që u përfshinë në konflikt.
Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.