Eduart Hasani dhe armët e sekuestuara në Papër

Nxorrën në media fotot e 17 armëve moderne të kapura në Papër, merret i pandehur një oficer

20 Tetor 2020, 16:30| Përditesimi: 20 Tetor 2020, 16:42

  • Share

Zbulimi i 17 armëvë të prodhimit modern në Papër të Elbasanit, ka sjellë marrjen të pandehur të njërit prej oficerëve që dyshohet se dekonspiroi aksionin e policisë kriminale në Elbasan. Nën akuzën nga prokuroria e Elbasanit është vënë oficeri Eduart Hasani, ndërkohë çështja penale për oficerin tjetër Edvin Gjyli, është veçuar dhe vijojnë hetimet.

Hasani mësohet se akuzohet për veprën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Nxjerjes së sekretit hetimor”, pasi dyshohet se ka qënë ai njeriu që ka shpërndarë tek persona të tretë dhe më pas në media, fotografitë e kapjes së arsenalit të madh të armëve në një magazinë karburanti në Papër. Kapjen e 17 armëve policia e ka mbajtur sekrete, por dalja në media e fotografive, ka bërë që prokuroria e Elbasanit në vijim të hetimeve të kryera të marë në pyetje dhe një gazetare.

17 armët e prodhimit modern janë zbuluar në muajin korrik 2019, pas një informacioni të mbërritur në policinë e Elbasanit, se një person ende i paidentifikuar, kishte takuar afër një pike karburanti, njërin nga vëllezërit Baho, Klevi Baho, para se atyre ti bëhej atentat me armë.

Pikërisht ky informacion ka sjellë kontrollin e disa banesave në fshatin Papër të Elbasanit. Situata në 1 korrik në këtë zonë ka qënë shumë e tensionuar, pasi gjatë natës dy vëllezërve Klevi dhe Aldo Baho, u ishte bërë atentat me 24 plumba kallashnikovi, ku njëri prej tyre Klevi mbeti i vrarë dhe tjetri i plagosur rëndë.

Kontrollin e banesave që policia kishte selektuar u është besuar repartit special RENEA në Tiranë, ku efektivët e këtij reparti gjatë kontrollit në ambjentet e karburantit “Eldio Petrol”, krejt rastësisht kanë zbuluar një bazë armatimi, që besohet se i përket një grupi kriminal të fuqishëm në Elbasan. Për këtë arsenal të madh armësh u shpall në kërkim dhe më pas u vetëdorëzuar Ilir Beko, pronari i karburantit “Eldio Petrol”, i cili momentalisht vijon të jetë nën hetim.

Armët e sekuestuara në Papër

Eduart Hasani

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alfons: 20/10/2020 23:46

    Ju q.. robt prokurori dhe polici legene e elbasanit,po oficerin me te lodhur gjetet te denonconi,nuk merreni me ata oficera qe bashkepunojne me kriminelat dhe merren dhe me droge por merreni me kete te shkretin qr paska bere dy foto,car sekretinka nxjerre ky kur ne vendngjarje kane qene gjysma e komisariatit te policise dhe lajmi kishte marre dhene pa arritur ky ne vendngjarje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?