Mikel (Gjovalin) Alia i është lënë në burg, nga Gjykata e Lezhës, për shkak se akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e shokut të tij të fëmijërisë, Eri Zefit 34-vjeçarit që u gjet i vrarë në një kanal në Zall Xhuxhë të Mirditës me 2 tetor të këtij viti. Gjatë seancës gjyqësore për rivlerësimin e masës së sigurisë e cila është zhvilluar me dyer të mbyllura, Alia nuk ka folur asnjë fjalë, por ka qenë avokati i tij i cili ka kërkuar që klienti i tij të hetohet në gjendje të lire me argumentin se nuk ka lidhje me vrasjen e Eri Zefit.
Ndërsa në lidhje me ngjarjen ai ka thënë se do të flasin gjatë fazës së hetimeve. Por duke ju referuar provave dhe fakteve të paraqitura nga prokurori i çështjes Erjon Shehaj, gjyqtari Artan Hajredinaj vendosi që mos ta ndryshoje masën e sigurisë të dhënë në mungese arrest me burg për Mikel (Gjovalin) Aline. Nga hetimet rezulton se personi në fjalë i cili ka qenë shok i ngushte me Eri Zefin ka luajtur në rol të rëndësishëm në ekzekutimin e 34-vjeçarit, pasi e ka nxjerrë në pritë tek hasmit për ta ekzekutuar.
Alia u vetëdorëzua në policinë e Lezhës mëngjesin e së hënës, pasi qëndroi disa ditë në arrati. Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për hasmëri, pasi vëllai i Eri Zefit, i quajtur Ndue Zefi, ka vrarë me armë zjarri fqinjin e tij Martin Ndrecën, në shkurt të këtij viti pas një konflikti për motive të dobëta.
Komente

Nuk ishte budall Enveri qe izoloi shqiptart..
Përgjigju