New York Times: Uashingtoni do të dërgojë një sistem të ri Patriot në Kiev

12 Qershor, 09:30| Përditesimi: 12 Qershor, 09:40

  • Share

Foto: Volodymyr Zelensky

Presidenti amerikan Joe Biden ka miratuar dërgimin e një sistemi tjetër raketor Patriot në Ukrainë. Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarë të lartë të administratës dhe ushtrisë, citon New York Times.

Vendimi i Biden erdhi javën e kaluar pas një sërë takimesh të nivelit të lartë dhe një debati të brendshëm se si t'i përgjigjet kërkesave urgjente të Ukrainës për një mbrojtje të forcuar kundërajrore.

Sistemi i ri Patriot - i dyti që Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë në shtetin ukrainas - do të vijë nga Polonia. Sistemi mund të vendoset në vijën e parë të Ukrainës në ditët në vijim, thanë zyrtarët amerikanë.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Sulm ajror në shumë rajone, shpërthime edhe në Kiev


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?