Zv.ministrja: Nëse arrijmë skenarin më të keq dhe Spitali Infektiv mbushet plot, Sanatoriumi do kthehet në karantinë (VIDEO)

10 Mars 2020, 12:51| Përditesimi: 10 Mars 2020, 13:25

  • Share

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se Shqipëria është duke u përgatitur për të përballuar situatën me koronavirusin duke menduar skenarin më të keq si në Italinë fqinje të prekur nga COVID-19. Rakacolli tha se nëse do të arrihet në pikën që spitali Infektiv në QSUT të mbushet me pacientë, atëherë është menduar për të kthyer në karantinë edhe spitalin "Shefqet Ndroqi", ose Sanatoriumi siç njihet.

Por megjithatë zv.ministrja tha se aktualisht në spitalin Infektiv janë vetëm 3 të shtruar, dhe pritshmëritë janë që ata të shërohen dhe të lënë spitalin. Kështu - do të vazhdojë një proces zinxhirë  - tha Rakacolli.

"Vetëm 3 të shtruar kemi në të gjithë spitalin Infektiv. Edhe nëse do të mendojmë për skenarin më të keq si në Itali, nëse do të mbushet infektivi, se ata edhe shërohen, ka një qarkullim, do të dalin, do të kemi edhe spitalin "Shefqet Ndroqi", i kemi marrë të gjithë masat. Edhe nëse shkojmë në këtë situatë, nuk do t'i pritet fare kujdesi njerëzve të tjerë. Do kemi shtretër të ndarë nga ana që kanë COVID-19", tha zv.ministrja Rakacolli.

Nga kjo deklaratë lihet të kuptohet se Sanatoriumi nuk do të jetë vetëm për të prekurit e mundshëm me COVID-19, por edhe më të sëmurë të tjerë, të cilët do të qëndrojnë në dhoma të veçanta, të ndara nga ambientet ku mund të qëndrojnë të infektuarit.

Zv.ministrja nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarit të Report TV, Arsen Rusta, se sa shtretër ndodhen në dispozicion për shtrimin e personave me koronavirus. Ajo nuk dha një shifër, por u shpreh se çdo skenar i mundshëm është në gjendje të përballohet.

"Sistemi është në gjendje është për të pritur numrin që mund të pritet, duke diskutuar edhe mbi rastet që ka pritur Italia, se e njëjta shpërndarje është", tha zv.ministrja.


Lajmi kryesor:

10 të infektuar me koronavirus në Shqipëri/ 3 tek infektivi, 1 në Durrës, 6 vetëkarantinim! ISHP 3500 kite


G.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?