Dale, dale, një minutë, një minutë. Unë nuk di gjë fare në ka ngjyer dorën a jo Ilir Beqja. Do ta tregojë SPAK-u. Dëshiroj të dalë pa faj, nëse ka faj të shlyejë dëmin sipas ligjit deri në një!
Por, që duke qenë në arrest, në hetim, të thirret në atë komisionin kuvendor steril që në shijen time politike më duket gjysmë i çmendur, qesharak në sytë e shqiptarëve, i thirrur shoqëruar me policë, kjo më shfaqet sikur është çmenduri, hipokrizi, sadizëm.
Kjo është që Kuvendit të paralelizojë Prokurorinë. Lëre mos lozni shpiash, prokurorësh, si një ikje nga vetja dhe si identifikim me ata që keni frikë e ju dalin në gjumë!
Frojdi e quante transferte, një psikoze neuropatologjike!
Dhe media ne vend të ulërijë, merret jo u lejua jo s'u lejua Ilir te shfaqi video, foto a skica!
U pika!
O Iir Beqja, mos shko në atë komision! Jepi xhevap vetëm prokurorëve askujt tjetër, se nesër do të kërkojnë llogari dhe hetim edhe ata që janë fut në Big Brother a Big Market, mos shko sepse një i arrestuar ka të drejta, nuk mund të bëhet lodër për deputetë! Nuk mund të hetohet në publik!
O deputete, por ç‘bëni mo! Po është turp kjo që bëni!
Çnjerëzore! Antiligjore!
Komente

PR0FESOR JA KE FUT KOT.OSE VAZHDON ME MENTALITETIN KOMUNIST SE NE JEMI NE KRYE EDHE PSE E DHJEVE FARE NE KOMUNISTET E VJETER JEMI BYTH E KRYE BASHK.
PërgjigjuO profesor ke thënë një të vërtetë .Ai komision dhe ai parlament është kthyer jo vetëm qesharak por dhe i neveritshëm sepse ka akoma deputetë të neveritshëm që të bëjnë me dhimje koke kur i ndëgjon.
PërgjigjuRespekt per zotin Fuga.Reagimi i tij tregon per ndjesite dhe parimet demokratike te tij.Problemi eshte qe ata qe duhet te degjojne e kane ndare mendjen e tyre dhe perdite e me shume po i tregojne popullit shqiptar se jane te paafte per te ardhur nje dite ne pushtet dhe sjellja e tyre ne vend qe ti afroje me llogjiken normale te njeriut i largon prej tyre ,pasi shfaqin rrezikshmeri politike.
PërgjigjuMali Përdhosje e tempullit të shenjtë,klub nate me të alkoolizuar. Ilir Beqja,dëgjoje me kujdes Artan Fugën.Është një kshillë e drejtë njerëzore.Ata të zgjedhur, të mjerë s'kanë halle "popull",kanë halle liste.janë aq naiv sa mendojnë se nuk i kupton kush.janë mjeranë,injorantë. Nuk dinë as të lexojnë hartimit e tyre. Lëreni o të mjerë të përgjigjet atje ku është në pranga. Sa për ju nuk njeri të mos ketë kuptuar sa të mjerë dntë neveritshëm jeni.
PërgjigjuProf Fuga, thirrje me te bukur e te paster nuk ka! Bukur
Përgjigju