Në tregun e perimeve të Sarandës, mes aromave të rigonit të mbledhur nga mali dhe shijeve të tjera autentike, prej më shumë se 35 vitesh, një grua e thjeshtë po mban gjallë traditën familjare të tregtisë.
Bardha Nesturaj e nisi këtë rrugëtim në vitin 1990 bashkë me prindërit dhe më pas me vëllezërit, e sot e vazhdon vetëm tregtinë, por me të njëjtin pasion dhe sinqeritet që e nisi atë kur ishte ende e mitur.
E njohur prej shumë kohësh në qytet, Bardha u bë virale ditët e fundit për një moment të veçantë: një inspektor tatimor i kërkoi faturë për rigonin që ajo mbledh vetë në mal dhe shet mes produkteve të tjera në treg. Pyetja e inspektorit e la Bardhën pa fjalë dhe ajo iu përgjigj sinqerisht: “Kujt t’ia marr faturën?”.
“Tregu i fruta-perimeve nuk është si bizneset e mëdha, nuk mund t’i kërkosh dikujt që mbjell dhe korr vetë një faturë apo kupon tatimor për rigonin e mbledhur në mal apo farën që mbillet në kopsht.”
Bardha ka përfunduar universitetin, por tregtia ka qenë zgjidhja më e mirë dhe e drejtë për jetën e saj.
Ngjarja që e bëri Bardhën virale ndodhi kur autoritetet vendore, bashkë me stafet e tyre të shoqëruar edhe nga kamerat, kërkuan të zbatojnë një vendim të qeverisë që kërkon certifikatën e origjinës dhe faturimin për çdo produkt të tregut, përfshirë bulmetin apo produktet e tjera bujqësore.
Reagimi i saj i sinqertë dhe i guximshëm ka hapur një diskutim të rëndësishëm mbi sfidat që përballin tregtarët ambulantë në Shqipëri, duke nxjerrë në pah nevojën për rishikim dhe përshtatje të ligjit në mënyrë që të jetë real dhe praktik.
Kjo ngjarje është pasojë e një problemi më të madh në zbatimin e legjislacionit tatimor në tregjet ambulante, ku shpesh kërkesat burokratike nuk përputhen me realitetin e përditshëm të fermerëve dhe tregtarëve të vegjël, dhe informacioni është aq konfuz sa shpesh edhe tatimorët vështirësohen ta interpretojnë./ Top Channel
Komente

Po ka mbjelle nje fije bari kjo hallall ta kete Po mire eshte qe nje here ne muaj te pakten ti futi nje fshese vendit ku tregton..
PërgjigjuO bardha se ja nxive faqen vetes, behet autofature kur mbledh rigon ne mal. Injoranca nuk eshte argument.
PërgjigjuTani se po e bejme legjende kete Bardhen e cila me sa duket nuk ka informacion por gjithashtu edhe ai Muci. Si fillim Bardha duhej keshilluar dhe ti tregohej rruga e cila eshte shume e thejshte. Meqe Bardha paska 35 vjet qe shet duhet te jete e regjistruar si subjekt (ose person fizik)e dyta nqs produkti i jot nuk eshte blere nga te tjere dhe eshte marr nga mali sic thote ose nga bacja e shpise Bardha duhet ta coj kete rigonin ne laborator qe te marr certifikaten biologjike dhe pastaj ta shesi si produkt MALI se pa kete ku ta dime ne qe cfare po blejme. KESHTU VEPRON GJITHE EUROPA. Pyetja ime i ka Shqiperia keto laboratore?
Përgjigju