Beleri dhe çifti Berisha-Meta

O opozitarë zullumqarë, mbi gjithçka është Shqipëria

12 Maj 2023, 12:48| Përditesimi: 12 Maj 2023, 12:49

  • Share

Arrestimi ligjor i Fredi Bejlerit ( 100 per qind shqiptarit dhe jo grekut) dhe prerja e fletë-arrestit nga Prokuroria lidhur me akuzat ndaj tij, mbeten veprime që duhen përgëzuar të një drejtësie të re. Ky “birbo”, që ka vite që lufton hapur kundër interesave të Shqipërisë, i akuzuar për masakrën e Peshkëpisë, i padëshirueshëm për çdo shqiptar dhe himariot pasi vjell vrerin e zi për Shqipërinë duke bërë hapur nxirjen e imazhit të vendit, meritonte me kohë arrestimin.

Ndaj tij, tashmë ka denoncime nga organet kompetente dhe parti politike në SPAK, apo dhe Prokurorinë e Vlorës, duke e akuzuar për “blerje votash, korrupsion aktiv elektoral, shkelje të Kushtetutës”, etj.. “Grekun” Fredi Bejleri, e kandidoi në Himarë Sali Berisha, ndër “nacionalistët dhe patriotët më të zjarrtë të kombit”, njeriu që deri dje shitej si “mbrojtësi i detit, ajrit dhe trojeve etnike”. Si mund të kandidosh për koalicionin tënd, një antishqiptar të deklaruar, një mediokërr biologjik, që nuk artikulon mirë as shqipen dhe as greqishten, dhe që ka bërë fushatë me teorinë e “helenizimit të Himarës”.

Ajo që Berisha i ka bërë interesave të vendit për 32 vjet, po rëndon akoma edhe sot e kësaj dite në rritjen e trysnisë  së qarqeve shoviniste ndaj Shqipërisë. Ende  pa mbërritur në ambientet e policisë së Vlorës, në ndihmë të Fredi Bejlerit, këtij mercenari mjeran, dolën Dule, Ministria e Jashtme e Greqisë, dhe ambasadorja e vendit fqinje. Madje duke udhëzuar Ambasadoren e saj në Tiranë, “të takonte urgjentisht ministren e Jashtme Xhaçka”. Një situatë përtej anormales për dy vende anëtare të NATO-s, fqinje, dhe aq më tepër kur marrëdhëniet tona janë në fazën e tyre më të mirë.

Edi Rama, me deklaratat e tij, tregoi edhe njëherë stadin dhe formimin e tij prej intelektuali dhe politikani të sprovuar, tregoi sërish se mbi gjithçka, ka interesat e Shqipërisë, dhe jo të një mercenari. Duke dënuar deklaratat e një mjerani që përpiqet diku në periferi të ndërsejë dhe ringjallë historitë e vjetra me “helenizim të Shqipërisë” apo dhe të Himarës, Edi Rama u tregoi grekëve dhe veçanarisht Berishës dhe “koalicionit BF” se, ky vend ka zot, se ky vend ka qeveri dinjitoze, se ky vend është Shqipëri dhe jo plaçkë që shitet dhe blihet.

Edi Rama u tregoi zullumqarëve që kandiduan antishqiptarin Fredi Bejlerin në Himarë, dhe që  u turrën ta mbronin edhe pas arrestimit nga policia se, “në Shqipëri funksionon shteti ligjor, funksionon drejtësia, dhe se askush nuk mund të dalë mbi interesat e këtij vendi”. Duke menduar vetëm pushtetin dhe aspak interesat e vendit, kjo opozitë e panjohur si brënda dhe jashtë vendit, e padëshiruar, e pafuqishme dhe e pamotivuar për asgjë ndaj interesave të shqiptarëve, është gati të shesë troje, dete, dhe gjithçka tjetër shqiptare, vetëm të marrë ndonjë bashki.

Vota e 14 Majit do ti rrënojë përfundimisht skalionet e vjetra të antishqiptarizmit, kurse fitorja e madhe e PS dhe Edi Ramës, do të shpjerë në degradim total gjithë strukturën politike të një opozite pa kokë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?