Zgjedhjet e 25 Prill nuk do ndryshojnë asgjë. Ky është basti im publik. Populli e ka shumë të vështirë ta kuptojë por sistemi elektoral aktual pengon futjen e partive të reja politike por edhe ndryshimin.
– sepse ka dy pragje (rajonale dhe kombëtare)
– sepse nuk iu lejon atyre komisioner
– sepse nuk i lejon listat e hapura që te nxisë konkurrencë në lëvizjet e reja
Nga ana tjetër zgjedhjet e 25 Prill s’do sjellin as rotacion sepse PD që kërkon rikthim në pushtet ka disa disavatntazhe në raport me zgjedhjet e 2017:
– 2017 kishte gjysmën e qeverisë
– 2017 opozita kishte policinë
– 2017 kishte KQZ të drejtuar nga PD
– 2017 kishte Ministrinë e Drejtësisë
– 2017 kishte mbështetje amerikane
– 2017 kishte 21 Bashki me kryetar PD
– 2017 kishte Kod elektoral më të mirë
Në këto kushte PD ka shitur zgjedhjet dhe po bëhet fasadë e Edi Ramës në zgjedhjet e 25 Prill. Asaj nuk po i plotësohet asnjë kusht për shkaqet që ajo bojkotoi zgjedhjet lokale dhe do humbas më keq se 2017.
Por çfarë alternative kanë qytetarët kur zgjedhjet i ngjajnë një rezultati që është paracaktuar? Populli ka dy alternativa:
1- Të votojë partitë e reja
2- Të bojkotojë
Dikush mund të thotë: A mos na shkon vota kot?
Kot ju shkon po votuat partitë e mëdha, sepse asgjë nuk e ndryshon Shqipërinë nëse PD merr 45 apo 49 deputet. Ajo në opozitë do mbetet dhe po legjitimon me pjesëmarrje fitoren e Ramës.
Populli duhet votojë partitë e reja që të dobësohet sa më shumë forca e dy partive të mëdha PD dhe PS. Pushteti dhe forca e tyre dobësohen duke votuar çdo parti të re.
Gjithsesi Partitë e reja nuk janë provuar. Ata nuk kanë qenë si Edi, Luli apo Likja nga 12 herë në poste. Më mirë një eksperiencë e re sesa bordellot 30 vjeçare.
Gjithsesi edhe nëse asnjë nga partitë e reja nuk ju pëlqejnë, mos dilni në votime dhe ashtu do tregoni forcën tuaj.
Së paku nuk do lejoni që votën tuaj ta vjedhin dhe numërojnë komisionerët e Lulit dhe Edit për partitë e tyre.
Mos u bëni fasadë e një ndeshje ku dy ekipet që luajnë në fushë e kanë shitur ndeshjen. BOJKOTONI sepse 25 Prill nuk do ndryshoj asgjë.
A e proviam me ty? Ti more ate te Nok Rrocit
PërgjigjuTa provojme mire thua
PërgjigjuPolitika cokollate... keshtu i bie bre burre. Ajt pra ta provojme...
PërgjigjuPo ky cpati , mos valle ky mendon se shtetasit me te drejte vote do ta degjojne se cfare thote !
Përgjigju