Politikë

VIDEO/ ‘O Sali, o flori...!’ Fjalimi ‘madhështor’ i kreut të PD së Belshit, Berisha i ‘ngjit sëmundjen’: Janë larguar 1 milionë lekë të rinj

1 Maj, 13:55| Përditesimi: 1 Maj, 14:24

  • Share

Takimi i Sali Berishës me elektoratin në Belsh, Dumre dhe Cërrik nuk ka kaluar pa momente pikante dhe këtë herë nuk ishte kreu i PD-së që “u bë lëmsh”, por duket se ‘kjo sëmundje ngjitëse” i kaloi kryetarit të degës së Belshit, Bedri Qypi.

Teksa fliste për heroizmin pas 2023 me parti pa vulë dhe vjedhje votash nga bandat e qeverisë, ai iu drejtua Berishës njëherë si kryeministër i ardhshëm, por bëri një gafë njëjtë si kryetari i tij. Teksa fliste për largimin e të rinjve nga vendi, iu referua me fjalët “janë larguar 1 milionë lekë të rinj...!”.

“Ju falenderoj për pjesëmarrjen në këtë takim madhështor. I drejtuar... i nderuar kryetari politik i qarkut të Elbasanit Tomorr Alizoti..., ju uroj për fitoren më 11 maj. Shpresa jemi ne, qytetartë e ndershëm, aleanca për Shqipërinë Madhështore, jeni ju Sali Berisha. Më 2023 ne ishim pa vulë, pa parti, pa mbështetje, por ne fituam. Po banda që ishte në pushtet na i vodhi votat. Japim garanci se më 11 maj do e shporrim këtë qeverisje! Prej 12 vjetësh ka larguar 1 milionë lekë... mbi 1 milionë lekë të rinj jashtë shtetit, rinia ka marrë rrugën e Europës!! Dumreja jonë zoti kryeministër (i drejtohet Berishës) zoti kryeministër i ardhshëm (përsëri Berishës)... është zhvilluar në kohën kur ju keni qenë kryeministër”, tha Qypi në fjalën e tij.

Dhe gafa e radhës më tej:

“Prandaj në janar... më 11 maj... Dumreja do votojë për numrin 1, po po për numrin 1, për Shqipërinë Madhështore, për ju Sali Berisha”.

Dhe në fund nuk mund të mungonte “qershia mbi tortë”, një poezi belshiane për kreun e PD-së nga vartësi i tij.

“Unë do ndaj edhe një mesazh të fundit për ju:
“O Sali, o flori,  kur ishe kryeministër ti, 
e bëre Dumrenë për zili! 
E bëre me rrugë nga jugu në veri, 
mbolle kodrat me vreshta dhe ulli, 
prandaj më 11 maj votat i ke ti!”


Lajmi kryesor:

'Proda Matrix-i të mos i prekë zgjedhjet!' Berisha nga Belshi: Për çdo votë të vjedhur 1 vit burg, administrata larg patronazhistëve


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?