Vëllai i reperit Gjesti, Eldion Kelmendi, ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të premte në një aksident rrugor në Pejë. Ai ka qenë duke udhëtuar me një motor me shokun e tij, kur janë përplasur me një makinë.
Elidoni ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa shoku i tij ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.
Mediat në Kosovë kanë publikuar momentin kur Gjesti ka mbërritur në vendin ku u aksidentua vdekje vëllai i tij, ndërsa miqtë i qëndrojnë pranë në këto orë të vështira.
“Oh vëllau jem…', dëgjohet të thotë këngëtari, duke qëndruar disa metra më tej vendit të përplasjes.
Lajmi kryesor:
Aksident tragjik në Pejë, motori përplaset me makinën, humb jetën vëllai i reperit Gjesti! Në gjendje të rëndë shoku i tij
S.B/ReportTv.al