Sali Berisha dhe Lulzim Basha

O Zot jepu kurajën që të kuptojnë në çfarë bataku janë zhytur! Vetëm Berisha e Basha s’duhet të flasin për “Detin”

30 Dhjetor 2020, 13:11| Përditesimi: 30 Dhjetor 2020, 13:14

  • Share

Të drejtën të shqetësohet për ecurinë e delimitimit të hapësirës detare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë e ka çdo shqiptar, përveç atyre që i kanë mbyllur llogaritë me këtë çështje. Ata janë ish-qeveria Berisha 2005-2014, ish-kryeministri Berisha, ish-ministri i Jashtëm Lulzim Basha, qeveria e tyre e bashkë me ta edhe kori i përhershëm i propagandës “patriotike”.

Në këtë botë ndodhin lajthitje të shumta. Koha iu hedh pluhurin e harresës kur ato nuk sjellin pasoja apo rrezik; por koha nuk fshin nga kujtesa e sajë dhe e historisë lajthitje si ajo e qeverisë Berisha 2005-2014, e cila tentoi të gjymtojë tërësinë territoriale të Shqipërisë, veprim ky që i kaloi kufijtë e një lajthitjeje radhiko.

Tashmë “patriotët” e mundur e të vonuar, që nuk di për çfarë arsyesh i lëshuan pantallonat para negociatorëve të palës greke, i bëjnë pyetje intriguese qeverisë Rama, iu bëjnë thirrje shqiptarëve për vigjilencë se mos qeveria Rama do të na shesë territoret dhe kërkojnë të hedhin pas krahëve gjëmën e madhe që ata shkaktuan.

Më vjen për mbarë t’iu drejtohem drejt për drejt protagonistëve, atyre që në vitet 2009-2010 hodhën vallen e djallit dhe tashmë lozin rolin e shejtan budallait. Juve bëni sikur nuk e kuptoni se firmosja më datë 27.04.2009 e Marrëveshjes “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare” mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë (nënshkruar prej ministrave respektivë të Punëve të Jashtme) dhe Vendimi i Qeverisë Berisha që e miratoi Marrëveshjen në fjalë duke e dërguar për miratim në Kuvendin e Shqipërisë ishin dhe mbeten akte tradhtie të pandëshkuar!

Juve përpara se të flisni mbi këtë çështje shprehuni nëse i qëndroni asaj marrëveshje, atij vendimi të qeverisë Berisha apo i hidhni poshtë ato akte?

Nëse mbi këtë çështje doni të zini pozicion të ri, më së pari denonconi qëndrimin e asaj kohe dhe distancohuni publikisht nga ai vendim qeverie që, më shumë se pazar i pistë përfitimesh politike të momentit, bie erë tradhti.

Në Vendimin nr. 15, datë 15.04.2010 i Gjykatës Kushtetuese të RSH vendosi: “-Deklarimin si të papajtueshme me nenet 3, 4, 7 dhe 92/ë të Kushtetutës të marrëveshjes së lidhur midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. – Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare”.

E thënë pa mëdyshje është shkelur Kushtetuta e RSH në çështjen e mbrojtjes së tërësisë territoriale të vendit etj. E çfarë emri meriton një akt i tillë, përveç se tradhëti?! Ju që e kryet këtë akt as që nuk kini kërkuar të paktën ndjesë padijeje, pa lëre më të kishit dhënë dorëheqjen prej posteve në kohën e kryerjes së aktit.

Ju e shkelët Kushtetutën, shitët territoret e vendit, e mbani një damkë të posaçme mbi shpatullën tuaj dhe kini humbur të drejtën të flisni rreth kësaj çështjeje. Fjalët tuaja janë hipokrizi e tepërt dhe të papranueshme.

Juve ulërini, hakërreheni, kërkoni transparencë dhe harroni se nën qeverisjen tuaj që marrëveshja ishte negociuar e dakordësuar u mor vesh vetëm kur dyshja ministeriale Basha-Bakojanis e firmosën atë në prezencën e kryeministrave respektivë!

Mungesa e transparencës në kohën Berisha-Basha shkoi deri aty sa që Presidenti i Republikës u anashkalua sikur ai të mos ekzistonte. Pra nuk mungoi vetëm transparenca në raport me publikun, por edhe ajo institucionale, duke humbur kështu edhe legjitimitetin e negocimeve të kryera, çka u provua edhe nga Gjykata Kushtetuese, e cila në arsyetimin e vendimit 15/10 thekson pa mëdyshje: “….,Gjykata çmon përfundimisht se marrëveshja e lidhur midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, është e papajtueshme me Kushtetutën sa i takon çështjeve lidhur me: a) mospajisjen e delegacionit shqiptar me plotfuqi të rregullt nga Presidenti i Republikës për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e marrëveshjes;….”.

Negociatat dhe veprimet e qeverisë Rama janë bërë nën dritën e natyrës, janë pasqyruar në media dhe dakordësia për të shkuar në një Gjykatë Ndërkombëtare gjithashtu u bë publike, pra nuk ka ngjashmëri me çfarë juve kini bërë. Juve me Marrëveshjen Basha-Bakojanis të datës 27.04.2009 dhe vendimin e qeverisë për dërgimin e MV për miratim nga Parlamenti e vendosët palën greke në pozitë avantazhi.

As më shumë e as më pak juve, jo vetëm gabuat, por kini lënë litarin jashtë. Zotërinj, nëse pala greke dhe Gjykata Ndërkombëtare do të konsiderojnë MV e dt 27.04.2009 dhe vendimin e qeverisë suaj si provë të fortë në favor të pretendimeve greke çfarë do t’iu thoni shqiptarëve?!

Lusni zotin të mos ndodhi kështu që marrëzia juaj të arkivohet në qetësi! Që juve të kontribuoni në vijim, duhet së pari të distancoheni nga çfarë keni bërë deri tani, të kërkoni falje, të pranoni përgjegjësitë tuaja, të dëshmoni përfshirje të ndershme e pa kushte dhe kokë ulur të ndihmoni procesin.

Nuk e kini luksin të manifestoni arrogancë, të akuzoni e të kërkoni llogari. Lus zotin që t’iu japi mençuri, qetësi dhe kurajo të kuptoni në çfarë bataku jeni zhytur dhe si mund të dilni prej tij!

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 30/12/2020 16:41

    Berisha -Basha, nuk jane zhytur ne batakpor ne mut .

    Përgjigju
    • LIU KIU: 30/12/2020 17:55

      Me qenese ja zhyt aty mire jan te rrin per vit te ri kane ushqim boll......

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?